Bianca Dickinson përjetoi tmerrin për disa sekonda teksa po i shkrepte disa foto vogëlushes së saj 2 vjeçare.
Nëna e 2 vjeçares, Molly, tregon se në momentin kur po realizonte disa fotografi vajzës së saj vuri re që diçka po lëvizte pak centimetra larg vajzës, megjithatë ajo mendoi se ishte ndonjë lëvozhge druri, por sapo largoi sytë nga aparati ajo pa se afër vajzës ishte një gjarpër rreth dy metra i gjatë, shkruan The Sun.
‘Sa herë që shikoj këtë foto, më ndalon zemra” thotë nëna e vajzës. Ajo thotë gjithashtu se në momentin që e vuri re që pran vajzës ndodhej gjarpri, ajo donte të shkonte me vrap të largonte vogëlushen e saj nga aty , por e dinte që nëse bënte këtë gjarpri do të trembej dhe do t’i vërsulej vajzës. Duke qëndruar pa lëvizur, gjarpri thjeshtë kaloi” .