Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prindërit e Martinit letër ambasadës së SHBA: Institucionet po na vrasin për herë të dytë

2024/12/17 at 2:32 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prindërit e Martinit letër ambasadës së SHBA: Institucionet po na vrasin për herë të dytë

Prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra pranë shkollës “Fan Noli” nga një bashkëmoshatar i tij, i janë drejtuar me një letër të ngarkuarës me punë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

Prindërit e Martinit shprehen se për mbi dy javë janë duke përjetuar një vrasje të dytë të djalit të tyre, për shkak të papërgjegjshmërisë së disa institucioneve.

Sipas tyre, ka tentativa për të tjetërsuar dhe manipuluar ngjarjen duke mos e zbardhur qëllimisht vetëm e vetëm për të shpëtuar fajtorët.

Letra: 

Me që po ju drejtohemi juve, jemi Angel dhe Florina Cani, prindërit djaloshit 14-vjeçar Martin Cani, që prej 3 javësh mungon në vatrën tonë familjare, pasi u vra në kohën kur ne besonim që e kishim të sigurt në shkollë, institucion që administrohet nga shteti shqiptar.

Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktuan humbjen e djalit. Më e pabesueshme dhe e pafalshmja është që po na vrasin dhe neve si prindër si dhe Henrin, vëllain e Martinit, me tentativën për të tjetërsuar e manipuluar, duke mos e zbardhur ngjarjen qëllimisht, vetëm e vetëm për të shpëtuar fajtorët, të cilët ndryshe nga Martini jetojnë mbi dhe. E them këtë nisur nga informacionet që njetëzit përkrah meje kanë, diskutimet dhe debatet që po bëhen nëpër studio televizive nga gazetarë të kronikës, prokurorë, avokatë, dhe ish-punonjës policie, si dhe i frikësohemi edhe mënyrës sesi ka ndodhur në tragjedi të tjera, ku autorët hanë ndihmuar t’i shpëtojnë ndëshkimit.

Zonja Nancy!

Kam besim te ju si nëna e një djali të mrekullueshëm dhe si përfaqësuesja e një Kombi që ka të shenjtë drejtësinë.

Ju lutem më ndihmoni duke ndjekur me seriozitet sjelljen dhe veprimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare që të zbardhin ngjarjen plotësisht, e të vënë para drejtësisë, të gjithë ata që janë përfshirë në krim të drejtpërdrejtë dhe ata që janë në mbrojtje të krimit.

Ne e dimë që Martini nuk kthehet më në këtë jetë mes nesh, por të paktën drejtësia mbi ata që më vranë dhe po më rivrasin djalin, do na japë mundësinë të jemi më të qetë e të fokusohemi te Henri, vëllai i Martinit, i cili nuk e di që Martini, nuk e sheh më, nuk e puth më, e nuk fle me të, si deri para 3 javësh.

Kam besim të Ju.

Me respekt e dhimbje në Shpirt

Angel e Florina Cani!

Ju sugjerojmë

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze

3 Qershor, 2025 10:55 am
KE vlerëson reformat e Shqipërisë
Aktualitet

KE vlerëson reformat e Shqipërisë

3 Qershor, 2025 10:52 am
Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht
Aktualitet

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht

3 Qershor, 2025 10:48 am
Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor
Kryesore

Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor

3 Qershor, 2025 10:33 am
“Me vizion të qartë investimesh”/ Veliaj krenar për Tiranën: Po gëlon nga turistët!
Aktualitet

“Me vizion të qartë investimesh”/ Veliaj krenar për Tiranën: Po gëlon nga turistët!

3 Qershor, 2025 10:31 am
Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona
Aktualitet

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona

3 Qershor, 2025 10:25 am
Tërmeti “tmerron” edhe Turqinë/ Vdes një 14 vjeçare, 69 persona hidhen nga lartësia
Bota

Tërmeti “tmerron” edhe Turqinë/ Vdes një 14 vjeçare, 69 persona hidhen nga lartësia

3 Qershor, 2025 10:18 am
Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar
Rajoni

Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar

3 Qershor, 2025 10:15 am
“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur
Bota

“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur

3 Qershor, 2025 10:00 am
Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar
Aktualitet

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

3 Qershor, 2025 9:46 am
Para
“LEAD Albania”, Spiropali nënshkruan marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan

“LEAD Albania”, Spiropali nënshkruan marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja

Grupi Parlamentar i PD-së kërkesë për hetim parlamentar për projektin “Marina & Jahtet e Durrësit”

Protesta e radhës, PD: Studentët marshojnë nga qytet “Studenti” tek Ministria e Arsimit më 19 dhjetor

Protesta e radhës, PD: Studentët marshojnë nga qytet “Studenti” tek Ministria e Arsimit më 19 dhjetor

TE FUNDIT

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
3 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një tjetër operacion të përbashkët me autoritete të huaja,...

Lexo më shumë

KE vlerëson reformat e Shqipërisë

KE vlerëson reformat e Shqipërisë
3 Qershor, 2025

Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Shqipëria po ecën...

Lexo më shumë

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht
3 Qershor, 2025

Paqartësitë që nisin që me përcaktimet në legjislacion, mungesa e shkëmbimit automatik të të dhënave mes sistemit qendror tatimor dhe...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor

Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor
3 Qershor, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se procesi i shortit elektronik për përzgjedhjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com