Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prindërimi, institucioni moral i dashurisë!

2016/12/07 at 5:36 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prindërimi, institucioni moral i dashurisë!

Nga Dorina HOXHA


Mendon se duke vrarë i zgjidhe problemet e tua, besoje mbase në paqen e përjetshme. I dashur ‘kujtim’, sepse tani në jetën që unë po shkruaj, ti ke mbetur një kujtim dhe me keqardhje të njoftoj që problemet e tua mbase sapo kanë nisur.

Uroj të prehesh i qetë dhe me respektin ndaj arsyes, që është e përkulshme ndaj çdo mendimi, ndjej keqardhje për një njeri që si shumë vrasës të tjerë marrin çdo ditë jetë të pafajshmish në Shqipërinë tonë të dashur. Sikur ta kishe kuptuar vlerën e jetës mbase nuk do të arrije atë që prodhove, mbase edhe e dije, veprove ashtu siç veprove për t’iu hakmarrë kësaj jete, që të bëri të ndiheshe inferior, i vogël dhe i pafuqishëm. Prite 40 vite të burrëroheshe dhe të krijoje një familje, të bëheshe baba.

A nuk u puthe njëherë nga vogëlushët e tu? … A nuk i puthe njëherë ata tek duart e vogla, e t’i thoje: ‘ Ja kështu kam qenë edhe unë. Babai im, domethënë gjyshi juaj më rriti mes varfërisë por nuk harronte të më puthte në darkë e të pyeste maman a kanë ngrënë fëmijët, si janë sjellë në shkollë?! ’

Vallë si do të jesh ndjerë kur dy sy krejt të  pafajshëm e të sinqertë  të përqafuan fort, pasi ti ishe i vetmi hero i familjes për to?! Prej sa vitesh i shoqëroje fëmijët e tu në shkollë?

I udhëzoje mbase, që të kishin kujdes nga të huajt dhe për çdo shqetësim të flisnin me Ty, sepse ti do t’ua zgjidhje çdo problem, qoftë edhe ti mësoje se si të mbanin lapsin për të ngjyrosur. A i ke shërbyer fëmijëve të tu duke i pushuar së qari e duke i gabuar me ndonjë çokollatë, ti ndërrosh pampersin apo të luash me ata mbi tavolinë?!

Fëmijët nuk janë ‘prona’ juaj, nuk duhen trajtuar si ‘pasuri e paluajtshme’, që ke të drejtë ta shesësh dhe blesh përgjatë gjendjes tuaj të luhatshme psikike. Familjet shqiptare janë në krizë dhe për këtë flasin shifrat alarmante të vrasjeve dhe vetvrasjeve të raportuara çdo ditë nëpër media. Vetëm në javën e parë të muajit dhjetor raportohen mbi 5 vrasje, që si shkak kanë dhunën dhe konfliktet familjare. Natyrshëm të krijohet bindja se shoqëria shqiptare po shkon ndrejt marrëdhënieve të paqëndrueshme familjare. Nuk mjaftojnë më as dy dekada për të vrarë, as për të njohur, as për të besuar, më shumë se kurrë klith arsyeja e përkulshme ndaj çdo mendimi.

A jeni ndjerë të frikësuar ndaj mendimeve të mbrapshta të mendjes dhe menjëherë jeni lutur, po…po, i jeni drejtuar thirrjes së brendshme për të mos rënë pre e instiktit vrasës dhe epshndjellës për të shkelur çdo norme dhe tabu.

Prej pak ditësh opinion publik në Shqipëri pësoi tronditje nga një ngjarje e rëndë në qytetin e Korçës. Babai vret fëmijët e mitur më pas edhe veten. Kjo ngjarje bëri xhiron e mediave, kronikës së zezë i’u shtuan tre emra më shumë. Sapo dëgjon një dramë të tillë nuk ju interesojnë shkaqet e ngjarjes. Pak rëndësi ka të dish arsyet, aty ku marrëzia ulet këmbëkryq. Babai, heroi i çdo fëmije në familjet shqiptare ndodh  të jetë edhe monstra e fantazisë së tyre më të keqe.  Dashuria më e sinqertë ndërnjerëzore është ajo e prindit ndaj fëmijës dhe anasjelltas.

Tragjedia në Korçë na përmbys rendin e dashurisë dhe mes 1000 shkaqesh zgjedh arsyen më të pranueshme njerëzore si zgjidhje, si përshembull :

“Përse nuk vrau shkaktarin e depresionit të tij dhe t’ia linte ‘shtetit’ të kujdesej për fëmijët, ishin të pafajshëm?’

Rasti i fundit i ndërgjegjes është të shpresosh se strukturat institucionale, do të ishin zgjidhje më e mirë se vdekja, dhe se kujdesit social ofron më shumë dashuri se prindi, si institucioni i parë moral i dashurisë.

Prindërimi, si një mision i vështirë por jo i pamundur, kërkon impenjim dhe dije, për ti ofruar shoqërisë në të ardhme një brez pa problem psikologjike, të gatshëm për të ofruar dashurinë e paabuzuar në forma të ndryshme. Pasi dëgjova një tragjedi të tillë mu kujtua fraza e famshme popullore: “Më e vështirë është të rrisësh një fëmijë se sa të ndërtosh një xhami”. Nuk e kisha kuptuar se prindërimi paskësh qenë metafora morale e veprave të mira dhe sakrificës njerëzore për vazhdimësinë. Sa keq, që një prind ngec në misionin e tij  të të ofruarit të dashurisë. Duke dashur të bëjmë ‘gjithçka-diturin’ biem pre e më të keqes, ABSURDIT, vdekja në atë çast, mbase manifestohet si DASHURI.

 

 



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
FOTO/ Patrisi vjen në Tiranë pranë Tunës

FOTO/ Patrisi vjen në Tiranë pranë Tunës

“Kënga Magjike”/ Elia Zaharia nuk do të jetë vetëm prezantuese, por edhe …

"Kënga Magjike"/ Elia Zaharia nuk do të jetë vetëm prezantuese, por edhe ...

KLSH: Të hetohet Gjiknuri për marrëveshjen e CEZ

Çështja CEZ/ Reagon Gjiknuri: Nuk ka cenim të interesëave të shtetit shqiptar në zgjidhjen e konfliktit me CEZ
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com