Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Princi Charles dhe Camilla në 14 mars vizitojnë Prishtinën

2016/02/23 at 1:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Princi Charles dhe Camilla në 14 mars vizitojnë Prishtinën

Princi i Wales Charles dhe Dukesha e Cornwall, Camilla do të vizitojnë Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën nga data 14 – 19 mars 2016.

Lartmadhëria e tyre do të ndërmarrin një sërë angazhimesh në Kosovë për të festuar pajtimin dhe dialogun ndërfetar, si dhe përpjekjet e njerëzve nga Kosova dhe Britania për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Princit të Wales-it në Kosovë (ai vizitoi Kosovën në vitin 1999) ndërsa vizita e parë për Dukeshën e Cornwall-it.

“Lartmadhëria e Tyre do të arrijnë në Prishtinë më 18 mars, ku do të mirëpriten zyrtarisht nga Presidentja Atifete Jahjaga. Të nesërmen Princi dhe Dukesha së bashku me Presidenten do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore për të pagjeturit e luftës. Lartmadhëria e Tyre do të vendosin lule në Memorialin e Personave të Pagjetur pranë ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë. Dukesha e Cornwall dhe Presidentja Jahjaga do të takohen edhe me të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale për të dëgjuar për sfidat me të cilat janë përballur ato në kërkim të drejtësisë, si dhe për punën e Këshillit Kombëtar udhëhequr nga Presidentja”, njofton Ambasada Britanike në Prishtinë.

Më tej, Princi i Walesit do të vizitojë Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.

“Lartmadhëria e Tij do të marr pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës në selinë e KFOR-it ‘Film City’ për të përkujtuar personelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë. Lartmadhëria e Saj do të vizitojë Ideas Partnership në Fushë Kosovë për të parë se si grupet e margjinalizuara janë duke u ndihmuar përmes fuqizimit arsimor dhe ekonomik”, potencon njoftimi.

Kujtojmë se Princi i Wales e ka vizituar tetë herë Ballkanin Perëndimor duke përfshirë Kosovën më 1999. Kjo është vizita e parë zyrtare e Dukeshës së Cornwall në Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi. /Ekpress

Ju sugjerojmë

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros, mbajti fjali edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros, mbajti fjali edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 Qershor, 2025 11:29 am
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
Aktualitet

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

15 Qershor, 2025 11:17 am
Para
Ja deputetja që e fshehu gazin lotsjellës në organin gjenital

Ja deputetja që e fshehu gazin lotsjellës në organin gjenital

5 trendet e NFW që duhet ti vishni tani

5 trendet e NFW që duhet ti vishni tani

Rama, bunkeri dhe 20 shkurti, të vërteta të pathëna!

Rama, bunkeri dhe 20 shkurti, të vërteta të pathëna!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros, mbajti fjali edhe Kryeministri Rama

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros, mbajti fjali edhe Kryeministri Rama
15 Qershor, 2025

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, është martuar me Huma Abedin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë emrat...

Lexo më shumë

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

Auto-Skicë
15 Qershor, 2025

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Christodoulides theksoi...

Lexo më shumë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
15 Qershor, 2025

Ditën e hënë do të bllokohen në Tiranë disa rrugë për shkak të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën...

Lexo më shumë

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
15 Qershor, 2025

Bashkia e Shkodrës ka vijuar ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com