Një video e princeshës së Wellsit, Diana, ka filluar të shpërndahet madhe në internet.
Kjo video është një pjesë e një interviste të saj e dhënë për televizion britanik BBC në nëntor 1995.
Aty Diana tregon se është vetë familja mbretërore që nuk e do atë dhe nga e cila frikësohet.
Ndër të tjera në këtë intervistë, ajo duket sikur e paralajmëron në një farë mënyre edhe vdekjen e saj dhe njëkohësisht edhe përgjegjësit e mundshëm që në këtë rast është vetë Familja Mbretërore.
Diana humbi jetën në një aksident trafiku në një tunel në Paris në vitin 1997 së bashku me të dashurin e saj egjiptian, Dody Al Fayed.
Ajo ishte e martuar me princin Charles dhe la pas dy djemtë, William dhe Harry. Bashkëshorti i saj Charles më vonë u martua me të dashurën e tij, dukeshën Cammila.
Ja intervista e saj.
Gazetari: Mendoni se do të bëheni mbretëreshë?
Diana: Jo, nuk mendoj.
Gazetari: Pse mendoni kështu?
Diana: Më pëlqen të jem mbretëreshë e zemrave të njerëzve. Por nuk e shoh veten mbretëreshë e këtij vendi. Mendoj se shumë njerëzit nuk duan të më shohin mua si mbretëreshë. Kur them shumë njerëz, e kam fjalën për këtë establishment për të cilin unë jam e martuar. Sepse ata kanë vendosur se unë jam e dështuar.
Gazetari: Pse mendon se ata kanë vendosur në këtë mënyrë?
Diana: Sepse unë i bëj gjërat ndryshe. Sepse unë nuk i ndjek rregullat e shkruara në libër. Sepse unë drejtohem nga zemra e jo nga koka. Dhe kjo më sjellë probleme në punën time, dhe unë e kuptoj këtë.
Gazetari: Dhe ju mendoni se nga mënyra se si silleni, ju parandalon ju të bëheni mbretëreshë?
Diana:Ndoshta jo të më parandaloj, nuk do ta thosha këtë. Por mendoj se nuk kam shumë mbështetës në atë mjedis që e kisha dikur.
Gazetari: Ju mendoni në familjen mbretërore?
Diana: Po! Në njëfarë mënyre ata më shohin si kërcënim. Unë jam këtu të bëj mirë. Nuk jam një person destruktiv.
Gazetari: Pse ju shohin ju si kërcënim?
Diana: Çdo grua e fortë në histori, duhet të ecë një rruge të ngjashme. Kjo rrugë është një forcë e cila shkakton konfuzion dhe frikë. Pse është e fortë? Nga ku e merr këtë forcë? Ku e mbartë këtë forcë? Kur do ta përdorë këtë forcë? Pse publiku edhe më tej e mbështet atë?/lajmi.net