Elia Zaharia dhe Princ Leka II, kanë zbuluar një nga misteret e dasmës së 8 tetorit.
Ata kanë treguar ftesat, zarfi i të cilave mban simbolin e Oborrit Mbretëror të Shqipërisë, të cilat shumë shpejt do të shpërndahen edhe jashtë Shqipërisë. Dasma e tyre, do të jetë një ngjarje që do të kapërcejë kufijtë e vendit tonë për shkak të mjaft të pranishmëve nga familjet fisnike evropiane, me të cilat Princ Leka ka edhe marrëdhënie gjaku.
“Deshiroj te ndaj me ju disa fotografi te marra gjate plotesimit te ftesave nga artisti i mirenjohur Z. Avni Delvina. Pervec punes se tij si piktor dhe grafist, kete here ai me mjeshteri te vecante po perkushtohet ne kaligrafine e emrave te ftuarve. Por, ajo qe e ben akoma me te vecante dhe simbolik kete moment kaq te bukur te pergatitjeve, eshte historia qe i lidh dy familjet tona. Ne foton e dasmes se gjysherve te mi, Mbretit dhe Mbretereshes, eshte pikerisht paraardhesi i tij i nderuar, Z. Hiqmet Delvina, asokohe minister drejtesie, para te cilit Cifti Mbreteror firmos aktin e marteses. Historia perseritet ne menyren e saj, asgje nuk eshte rastesi…” shkruan Leka II.
Pak ditë më parë çifti ka qenë në një vizitë në Stokholm ku kanë realizuar edhe foto për një revistë mbi familjet mbretërore evropiane.
Leka II, 34 vjeç dhe Elia, 33, bashkëjetojnë prej vitesh dhe tashmë kanë vendosur të hedhin hapin vendimtar që pritej prej kohësh, por nuk është e lehtë të organizosh një event si ai që duhet të jetë dasma e tyre. “Nuk është thjesht një dasmë, është një ngjarje me të cilën do u tregojmë Shqipërinë shumë të ftuarëve”, ka thënë Elia para disa kohësh në revistën Class duke folur për arsyet pse ende nuk e kishin vendosur datën e martesës. Në ngjarje të tilla, ku ftohen edhe persona me axhendë të përcaktuar, gjithçka duhet vendosur kohë më parë, siç tregon edhe përgatitja e ftesave tre muaj para.