Princi i Anglisë i është nënshtruar publikisht testit të Hiv Aids, në prani të kamerave.
Të gjithë i kishin sytë nga ai në momentin ku iu mor gjak, si shenjë sensibilizimi për bërjen e kontrolleve nga të gjithë qytetarët. Djali i dytë i princit Charles dhe princeshës së ndjerë Diana, është angazhuar në luftën kundër Aids, duke iu nënshtruar personalisht kontrollit në klinikën e Burrell Street, në qendër të Londrës. “Ishte pak në ankth, por sinjali blu konfirmoi rezultatin negativ nga kontrolli në testin e gishtit”, deklaropi për mediat doktor Robert Palmer. Të njëjtën të vërtetë për ankthin që përjetoi e pohoi dhe vetë Princi Harry, i cili në momentin e rezultatit u ndie vërtet i lehtësuar. Në Britaninë e Madhe rezulton se rreth 100 mijë persona janë të prekur nga Aids.