Grupimi i Enkelejd Alibeaj ka nisur sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Këtë të martë Alibeaj do të prezantojë Roland Bejkon si kandidat për Tiranën. Çelja e fushatës nisi me himnin kombëtar.
“Frymëmarrje për Shqipërinë” është slogani i PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj si kryetar i komanduar.
Hapja e fushatës po mbahet në Pallatin e Sportit, Fahrie Hoti. Pritet tw flasin 9 persona, mes tyre edhe Alibeaj.
Të pranishëm në takim janë edhe deputetët demokratë që kanë mbështetur kandidimin e Bejkos, si Oriola Pampuri, Kreshnik Çollaku, po ashtu edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.