Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prezantimi i Range Rover Sport SV Edition Two: Përkufizimi i Luksit Sportiv rikthehet duke ofruar zgjedhje të reja dhe moderne dizajni 

2024/08/15 at 3:40 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Prezantimi i Range Rover Sport SV Edition Two: Përkufizimi i Luksit Sportiv rikthehet duke ofruar zgjedhje të reja dhe moderne dizajni 

Performancë ekstreme: Range Rover Sport SV e kalon kapacitetin sportiv, aftësinë dinamike dhe pamjen imponuese të Range Rover Sport në një nivel tjetër 


I ri për vitin 2024: Prezantimi i Range Rover Sport SV EDITION TWO, i cili vjen me katër alternativa dizajni të veçanta për vitin 2024, që e theksojnë më tej pamjen e tij dramatike në rrugë 

Dizajni teknik: Alternativat prej katër ngjyrash të reja, që përfshijnë edhe Blue Nebula mat, me opsione finiturash prej fibre karboni të farkëtuar 

Diapazoni i aftësive: Range Rover Sport më i fuqishëm dhe dinamik ndërthur performancën e lartë dhe dinamizmin me luksin modern, rafinimin dhe dizajnin minimalist të Range Rover. 

Elegancë e përsosur: Suspensioni i ajrit hidraulik i ndërlidhur 6D Dynamics me kontroll të zhvendosjes dhe rrotullimit, ruan një pozicion në nivelin e duhur gjatë akselerimit, frenimit dhe kthimit ekstrem 

Fuqia e ndalimit: Opsioni i Frenave Brembo prej qeramike karboni, të lehta dhe të fuqishme, ofron performancë frenimi të shkëlqyer, të ndërthurur me nofullat e përparme SV me tetë pistonë 

Fokus te pesha e lehtë: Alternativa pioniere e Disqeve 23 inç prej Fibre Karboni kontribuon në një kursim total të peshës prej 76kg1, duke minimizuar masën pa suspension, çka përmirëson manovrimin, akselerimin dhe cilësinë e drejtimit 

Performues i shkëlqyer: Range Rover më i fuqishëm ndonjëherë, motori hibrid me bateri Twin Turbo V8 prodhon 635 kuaj fuqi dhe 750Nm2, duke arritur shpejtësi 0-60 mph në vetëm 3,6 sekonda3 

Përvojë e jashtëzakonshme: Modaliteti SV amplifikon përfitimin e pajisjeve të përmirësuara të Range Rover Sport SV, duke theksuar natyrën e tij sportive për të ofruar përvojën dinamike më të shkëlqyer 

Rehati çlodhëse: Ndenjëset Body and Soul Seat u mundësojnë klientëve të Range Rover të ndiejnë tingujt dhe të përjetojnë përfitimet e mirëqenies, nëpërmjet teknologjisë më të fundit zanore sensore në automjet 

Qëndroni të informuar: Vizitoni www.rangerover.compër informacion të mëtejshëm rreth serisë Range Rover Sport, që përfshin dhe SV EDITION TWO, si dhe për t’u regjistruar për të rejat rreth disponueshmërisë së modeleve të ardhshme SV 

  

Gaydon, MB – E mërkurë, 7 gusht 2024: Range Rover Sport SV përcakton standardin në serinë e tij falë teknologjive të pakrahasueshme, të parat në botë, dhe aftësive dinamike në një vizion tërheqës dhe modern të luksit sportiv 

Sot, Range Rover shpall vazhdimin e modelit SUV me performancë të lartë: duke prezantuar Range Rover Sport SV EDITION TWO. 

Range Rover Sport SV EDITION TWO i ri ofron një eksterier dramatik të përshtatur për performancë, me katër alternativa të reja për vitin 2024. Secila alternativë është kuruar me kujdes për të siguruar pamjen tërheqëse dhe personalitetin sportiv të këtij modeli në rrugë: Blue Nebula mat, Ligurian i zi me shkëlqim, Marl gri me shkëlqim dhe Sunrise bakër satin. 

Secila alternativë ndërthur paleta ngjyrash eksterieri unike, me finitura të reja prej fibre karboni dhe ndenjëse Performance SV në një sërë ngjyrash, që u ofrojnë klientëve mundësi të zgjedhin tekstile të thurura novatore ose lëkurë Windsor, për një hapësirë të brendshme dinamike, teknike dhe komode. Range Rover Sport SV EDITION TWO vjen edhe me detaje ekskluzive në splitterin e përparmë, konsolën qendrore, pedanet e pragut dhe dritat e poshtme të pasqyrave; një simbol i luksit sportiv, që e bën këtë model menjëherë të dallueshëm. 

Geraldine Ingham, Drejtoreshë Menaxhuese, Range Rover, u shpreh: “Çfarë e bën Range Rover Sport SV kaq të dëshirueshëm është ndërthurja e tij unike e performancës dinamike, dizajnit modern luksoz sportiv, teknologjisë sensore të cilësisë më të lartë dhe gamës së aftësive. Për vitin e parë, ky model ishte i disponueshëm për klientët vetëm nëpërmjet rezervimit. Sot, ne po shpallim hapin e radhës në linjën e modeleve SV, Range Rover Sport SV EDITION TWO, i disponueshëm në alternativa të reja dizajni, që u ofrojnë klientëve tanë të spikatur mundësinë të zgjedhin nga katër karaktere të ndryshme të SUV-së sonë luksoze me performancë të lartë”. 

Range Rover Sport SV është modeli Range Rover Sport më i fuqishëm dhe dinamik, që kombinon performancën dhe dinamizmin e përsosur me kapacitetin, rafinimin dhe dizajnin minimalist të pashoq nga Range Rover. Gama e teknologjive që përmirësojnë performancën përfshin sistemin e suspensionit më të avancuar në kategorinë e vet8 dhe një sistem zanor sensor me përfitime mirëqenieje. 

Në përputhje me kapacitetet e performancës së lartë të Range Rover Sport SV, dizajni ekskluziv me përmirësim të qarkullimit të ajrit ofron një pamje estetike më të fuqishme dhe të qëndrueshme, me alternativa materialesh funksionale me peshë të lehtë dhe teknike në të gjithë strukturën, duke përforcuar më tej aftësitë e performancës së lartë. 

Nëpërmjet motorit ekskluziv 4.4 litra Twin Turbo MHEV V8 me benzinë, prej 635 kuajsh fuqi, 750Nm2, Range Rover Sport SV është në gjendje të arrijë shpejtësi 0-60mph në vetëm 3,6 sekonda3 dhe shpejtësi maksimale prej 180mph.  

Kjo performancë e shkëlqyer mundësohet falë ndërthurjes së veçorive që ofrojnë një kursim peshe deri në 76kg1, duke përfshirë alternativa Frenash prej qeramike karboni, si dhe veçori aerodinamike standarde, që përfshijnë kofanon prej fibre karboni.  

Gjithashtu, klientët tashmë mund të zgjedhin një gomë verore4 të projektuar posaçërisht për Range Rover Sport SV, çka përmirëson aftësitë e kthimit të automjetit, me deri në 1.2G akselerim anësor të qëndrueshëm në sipërfaqe të thata (0.1G rritje kundrejt gomave standarde për të gjitha stinët).  

Krijuar me partnerin teknik Michelin, goma Pilot Sport S 5 (275/40R23 para, 305/35R23 pas) vjen me një sërë ndërthurjesh përbërjeje të ndryshme në gjerësinë e sipërfaqes për të maksimizuar performancën dinamike dhe reduktuar konsumimin.   

Për përdorim dimëror ose në të gjitha terrenet, rekomandohen gomat standarde Michelin Pilot Sport All Season 4, që vijnë me një ndërtim, model sipërfaqeje dhe përbërje unike.   

SV EDITION TWO: ALTERNATIVAT E KURUARA TË DIZAJNIT: 

Katër alternativat e reja të kuruara, që janë unike për SV EDITION TWO të ri, ofrojnë larmi pamore tërheqëse. 

Dramatik që në shikim të parë, specifika Blue Nebula përfshin një lustër mat, ku vetë ngjyra është frymëzuar nga bregdeti i Atlantikut të Veriut, me një nuancë ngjyre të gjelbër dhe me efekt ndryshimi ngjyre. Kjo alternativë vjen me paketën e eksterierit Satin Forged Carbon, një kofano prej fibre karboni të lyer dhe disqe aliazhi të farkëtuar 23 inç në ngjyrë të zezë, të shoqëruara me nofulla frenash në ngjyrë Blue Nebula. Në pjesën e brendshme, Ndenjëset Performance SV vijnë në ngjyrë Light Cloud dhe Ebony, të punuara prej lëkure Windsor.  

Për alternativën e dytë, eksterieri në ngjyrë Marl gri me shkëlqim ndërthuret me paketën e eksterierit Gloss Carbon Twill, kofano të ekspozuar prej karboni Twill dhe disqe karboni 23 inç me shkëlqim me nofulla frenash Sunrise bakër, të shoqëruara me një interier prej lëkure Windsor në ngjyrë Rosewood dhe Ebony.  

Alternativa e tretë ofron një eksterier në ngjyrë Sunrise bakër satin, me paketë eksterieri Satin Carbon Twill, kofano të lyer prej fibre karboni dhe disqe aliazhi të farkëtuar 23 inç në ngjyrë të zezë me nofulla frenash të kuqe të anodizuara. Në pjesën e brendshme, ndenjëset janë punuar prej lëkure Windsor në ngjyrë Ebony. 

Alternativa e katërt dhe e fundit ekskluzive vjen me një eksterier në ngjyrë Ligurian të zi me shkëlqim me paketë eksterieri Satin Carbon Twill, kofano prej fibre karboni të ekspozuar dhe disqe 23 inç prej karboni me shkëlqim me nofulla frenash në kontrast Nano të verdhë, si dhe me interier në ngjyrë Cinder dhe Ebony, prej materiali të Thurur dhe poliuretani UltrafabricsTM.  

Për secilën alternativë, klientët mund të zgjedhin disqe të ndryshme, duke përfshirë disqet e reja të aliazhit 22 inç në ngjyrë Diamond Turned me kontrast Satin gri e errët, si dhe ngjyra të tjera për nofullat e frenave. Eksterieri i çdo SV EDITION TWO mund të përzgjidhet me pjesë të sipërme në ngjyrën e karrocerisë, me paketën e re Satin Forged Carbon Fibre ose Paketën Twill Carbon Fibre të prezantuar për modelin SV EDITION ONE, sipas preferencës së klientit dhe në varësi të detajeve të eksterierit. 

Në pjesën e brendshme, detajet dekoruese pjesë e paketës Satin Forged Carbon Fibre mund të zgjidhen për t’u përshtatur me eksterierin, me detaje dekoruese të disponueshme edhe sipas paketës Twill Carbon Fibre, me pjesë të pasme ndenjësesh prej fibre karboni të ngjashme. Çdo SV EDITION TWO vjen me ndenjëset Body and Soul Seat (BASS) dhe alternativa prej materiali të Thurur dhe poliuretani UltrafabricsTM ose prej lëkure Windsor. 

Dizajni i interierit 

Dizajni i interierit i Range Rover Sport SV thekson lidhjen ndërmjet automjetit dhe drejtuesit, duke pasqyruar karakterin sportiv më të fokusuar, por pa komprometuar luksin apo rafinimin.  

Ndenjëset e përparme ekskluzive Performance SV vijnë me mbështetëse koke të integruara, pjesë shpinore prej fibre karboni, logo SV të ndriçuar dhe mbështetëse të përshtatura për të garantuar sigurinë e drejtuesit dhe pasagjerit të përparmë gjatë drejtimit me performancë të lartë. Ndenjëset me 16 pozicione përfshijnë funksionalitetin e masazhit dhe ofrojnë ngrohje dhe ftohje për rehati maksimale. Teknologjia e klasit më të lartë Body and Soul Seat vjen si veçori standarde në këtë model.  

Ndenjëset e pasme të ngjashme, gjithashtu me ngrohje dhe ftohje, vijnë në një dizajn më dinamik me mbështetëse anësore të theksuara, por kanë ruajtur funksionalitetin e shtrirjes elektrike dhe të palosjes 60/40.   

Timoni i riprojektuar i Range Rover Sport SV karakterizohet nga sipërfaqe më e theksuar për gishtat, një strukturë më e trashë dhe butoni ekskluziv i ndriçuar i Modalitetit SV. Një shtypje e shkurtër e kalon automjetin në Modalitetin SV, duke konfiguruar menjëherë veçoritë e suspensionit, grupit të fuqisë, drejtimit, transmisionit dhe Marmitës aktive për performancë maksimale. Shtypja e gjatë e butonit hap menunë Configurable Dynamics, ku drejtuesi mund të përcaktojë karakteristikat dinamike të Range Rover Sport SV sipas preferencave.  

Ndërruesit e zmadhuar të marsheve vijnë me Teknologjinë e ndriçimit LED novatore. Simbolet +/- janë të ndriçuara në ngjyrë të bardhë gjatë kohës që automjeti është ndezur. Kur Modaliteti SV është aktivizuar, ndriçimi kalon në ngjyrë të kuqe.  



Ju sugjerojmë

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
Aktualitet

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

25 Maj, 2025 10:48 pm
50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
Aktualitet

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

25 Maj, 2025 10:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

25 Maj, 2025 10:06 pm
“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
Bota

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

25 Maj, 2025 9:58 pm
Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë
Aktualitet

Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë

25 Maj, 2025 9:42 pm
Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!
Aktualitet

Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

25 Maj, 2025 9:25 pm
Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Falsifikonin dokumente për kalim në Angli/Prokuroria e Tiranës godet bazën, arrestohet eksperti i IT-së në gjykatën e Korçës  

Emri/ Vodhi makinën në Durrës dhe iku drejt Elbasanit, arrestohet 29-vjeçari  

Vlorë/ Zjarri përfshin fshatin Kaninë, rrezikohen banesat 

Situata e flakëve e në vend/ 40 vatra zjarri në 24 orë, 10 janë aktive, problematike situata në... 

Ndezi zjarr në fshatin Shetel, nga flakët u rrezikuan dy banesa, policia procedon 83-vjeçarin 

Ndezi zjarr në fshatin Shetel, nga flakët u rrezikuan dy banesa, policia procedon 83-vjeçarin 
















TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com