Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës

2025/06/16 at 8:48 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ishte ditën e sotme në Tiranë, ku mori pjesë në samitin e SEECP-së.

Në një deklaratë për mediat, Osmani deklaroi se propozoi në tryezën e diskutimeve, përballë homologëve të saj, që të hiqen sanksionet e Bashkimit Evropian të vendosur ndaj Kosovës. Për këtë gjë, ajo tha se Serbia ishte kundër një gjëje të tillë.

“Kosova ishte dakord për deklaratën e përbashkët, e cila është punuar për javë të tëra nga ekipet tona dhe e cila konfirmon rrugëtimin tonë drejt institucioneve euro-atlantike. Pra, përveç perspektivës brenda BE, aty përmendet edhe NATO, si një organizatë që kontribuon jashtëzakonisht shumë për sigurinë dhe paqen. Përveç perspektivës së rajonit tonë, aty është një kapitull i veçantë që flet për zhvillimet gjeo-politike, që ndër të tjera nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe respekton në tërësi integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Pastaj, një pjesë që solidarizohet me viktimat e luftërave në Lindjen e Mesme. Si Republikë e Kosovës, kemi qenë në dakordësim të plotë sa i përket kësaj deklarate.

Megjithatë, meqenëse ajo deklaratë nuk kishte asnjë pjesë ku shtetet do të kërkonin heqjen e masave të padrejta të BE ndaj Republikës së Kosovës, unë kam propozuar që po ashtu të ketë një paragraph të tillë, sepse edhe shtetet e BE-së që janë aty, edhe shumë shtete të rajonit nuk është se janë kundër. Natyrisht, Shqipëria, është një prej shteteve që më së shumti avokon sa i përket heqjes së masave. Por, siç mund të prisni, Serbia ishte kundër edhe për një çështje të tillë, e cila në fakt politike, por është në thelb humanitare, sepse ka të bëjë me projekte që prekin drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve tanë”, tha ajo.

Kështu, teksa Presidentja e Kosovës deklaroi se ky shtet ishte pro kësaj deklarate të përbashkët, Osmani tha se Serbia ka qenë shteti i vetëm që tha se ishte kundër deklaratës së përbashkët. Në këtë deklaratë përmendej Rusia në lidhje me sulmin e saj ndaj Ukrainës, si dhe situata aktuale në Lindjen e Mesme, ku Izraeli dhe Irani janë në luftë mes tyre.

Presidentja Osmani, vlerësoi se këto qëndrime të Serbisë, provojnë se kjo e fundit sheh si aleatë vetëm Rusinë, Iranin dhe Kinën, e jo aleancat të bazuara në vlera evropiane e demokratike.

“Sa i përket qëndrimeve të Serbisë, se Bosnja Hercegovina nuk është deklaruar kundër aty brenda në takim. Ndoshta pas takimit ka pasur ndonjë gjë. Nuk ka pasur një deklarim kundër. Ka pasur diskutime se çfarë do donin më shumë, mirëpo nuk ka pasur deklarimin e tillë se ‘unë nuk e votoj’. ‘Unë votoj kundër’ ka pasur deklarim vetëm nga Serbia. Pra, në fakt, Serbia është shteti i vetëm që refuzoi sot brenda takimit, Serbia ishte shteti i vetëm që tha unë nuk e pranoj këtë deklaratë dhe unë votoj kundër. Arsyetimi i Serbisë ishte se ata ishin kundër pjesës ku dënohet agresioni rus ndaj Ukrainës. Ishin kundër pjesës ku flitej për Lindjen e Mesme dhe ishte kundër pjesës ku flitej për NATO-n. Besoj e gjitha kjo, na jep ne një pasqyrë shumë të qartë, që Serbia nuk është pjesë e aleancave të bazuara në vlera, por si aleatë sheh Rusinë, Iranin dhe Kinën”, tha ajo.

Ju sugjerojmë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Rajoni

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 Tetor, 2025 9:48 pm
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Para
Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja

TE FUNDIT

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga...

Lexo më shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com