Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidentja e Kosovës në Mynih, takim me diplomatë

2025/02/15 at 5:34 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidentja e Kosovës në Mynih, takim me diplomatë

Liderët e Kosovës i kanë vazhduar të shtunën takimet ndaras me zyrtarë të huaj në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih të Gjermanisë

Në Konferencën vjetore të Sigurisë në Munih – e cila mbahet nga 14 deri më 16 shkurt – përveç presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, po marrin pjesë edhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, dhe shefi i inteligjencë, Petrit Ajeti.

Presidentja Osmani, tha se ka zhvilluar një takim “jashtëzakonisht të përzemërt dhe të rëndësishëm” me delegacionin e kongresistëve amerikanë në ditën e dytë të konferencës në Munih.

Në një shkrim në Facebook të shtunën, Osmani tha se mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane.

“Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike”, shkroi ajo.

Ajo nuk dha më shumë hollësi rreth asaj se çfarë është diskutuar në këtë takim.

Më vonë, Osmani njoftoi se u takua edhe me deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga Unioni Kristiandemokrat (CDU).

“Bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilateral”, tha ajo.

Ndërkohë, Kurti, së bashku me ministren Gërvalla, ministrin Maqedonci, dhe shefin e inteligjencë Ajeti, u takuan me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, ku biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve, sipas zyrës së kryeministrit.

“Kryeministri tha se Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunim të afërt në shumë fusha, përfshirë ekonomi dhe mbrojtje”, thuhet në njoftim.

Dhjetorin e kaluar, Kosova dhe Turqia nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e fabrikës së parë të municionit në Kosovë. Prej atëherë nuk janë dhënë shumë hollësi për marrëveshjen me kompaninë turke të armëve, MKE.
Kurti dhe Maqedonci u takuan së bashku edhe me ministrin kroat të Mbrojtjes, Ivan Anusic, ku diskutuan për mundësitë e reja për bashkëpunim mes Kosovës dhe Kroacisë në fushën e industrisë së mbrojtjes, sipas njoftimit.

Në ditën e parë të konferencës, Osmani, Kurti dhe Gërvalla u takuan ndaras fillimisht me të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, me të cilin biseduan në lidhje me pritjet nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, tha Osmani pas takimit me Sorensenin të premten.

Presidentja Osmani u takua të premten edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, me të cilin kanë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përbënte një fitore jo vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për vetë Evropën dhe vlerat e saj themelore”, tha Osmani të premten.

Kosova ka qenë vetëm një hap larg anëtarësimit në këtë organizatë më 2024, mirëpo e ka humbur shansin, meqë nuk e ka përmbushur kërkesën e Francës dhe Gjermanisë që të ndërmarrë hapa drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, menjëherë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pati miratuar rekomandimin që Kosova të pranohej në këtë organizatë.

Në mbrëmje, Osmani e ka publikuar edhe një fotografi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, të cilët i ka përshkruar si “përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë”.

Në ditën e parë të tubimit, Osmani u takua edhe me presidenten e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, si dhe mbajti takime veç e veç me dy anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq.

Në Konferencën e Sigurisë në Munih merr pjesë ‘ajka’ e diplomatëve botërorë, ndonëse këtë herë sytë janë te delegacioni i administratës amerikane, Donald Trump, dhe negociatat potenciale me Ukrainën për dhënie fund të luftës së nisur nga Rusia, gati tre vjet më parë./rel

Ju sugjerojmë

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
Bota

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

9 Qershor, 2025 4:20 pm
Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Para
Studentë të Serbisë dhe presidenti i Serbisë mbajnë tubime paralele ndërsa rriten tensionet mes tye

Studentë të Serbisë dhe presidenti i Serbisë mbajnë tubime paralele ndërsa rriten tensionet mes tye

Vance, kritika Evropës për “largimin nga disa prej vlerave të saj themelore”

Vance, kritika Evropës për “largimin nga disa prej vlerave të saj themelore”

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit: Rajoni është i rëndësishëm për BE-në

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit: Rajoni është i rëndësishëm për BE-në

TE FUNDIT

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
9 Qershor, 2025

Përveç suksesit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë. Edhe pse 40 vjeç, portugezi mbetet vendimtar për kombëtaren e...

Lexo më shumë

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
9 Qershor, 2025

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Përmirësimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gazetarëve....

Lexo më shumë

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
9 Qershor, 2025

Gavin Newsom, Guvernatori Demokrat i Kalifornisë, ka paralajmëruat përsëri se do të padisë Presidentin Donald Trump për thirrjen e Gardës...

Lexo më shumë

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com