Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti ukrainas Zelinski – shërbëtor i Donald Trump

2019/09/27 at 10:13 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti ukrainas Zelinski – shërbëtor i Donald Trump

Nga Bernd Johann për DW


“Shërbëtor i popullit” – ky është emri i partisë së presidentit ukrainas. Emri është program: Volodimir Zelinski e partia e tij duan t’i shërbejnë popullit. Por kur bëhet fjalë për Donald Trampin, atëherë Zelinski do të tregojë e ndoshta duhet të tregojë se është gati për shërbim edhe ndaj presidentit amerikan. Servilizëm është nocioni më i butë që mund të thuhet për fjalët e Zelinskit për bashkëpunimin pa kushte e me lavde.

Protokolli i bisedës bërë në mirëbesim mes të dy politikanëve më 25 korrik 2019 të thotë shumë. Shënimet janë bërë publike, sepse Tramp për shkak të kësaj telefonate ndodhet nën presion aq të madh në vendin e tij, saqë lejoi publikimin e saj. Kështu aty lexohet, se presidenti amerikan vërtet i bën fort presion homologut ukrainas. Dhe nuk janë interesat amerikane që janë në plan të parë, por bëhet fjalë për mbledhjen e materialit kompromentues për një rival të mundshëm të Trampit në fushatën e ardhshme zgjedhore, politikanit demokrat dhe ish-zëvendëspresidentit, Xho Bajden.

Zelinski përsërit ato që thotë Donald Tramp

Po si reagoi Zelinski? Ai përsëriste fjalët e Trampit, renditi një kompliment pas tjetrit, dhe e quajti madje partnerin e tij në bisedë një “mësues të madh”. Zelinski pranoi me vullnet dëshirat e Trampit. Shërbëtori i popullit ukrainas u bë shërbëtor i presidentit amerikan dhe me këtë e bëri vendin e tij top loje të politikës së brendshme amerikane. Po, e vërtetë në politikë gjithmonë bëhet fjalë për interesa. Problemi i Zelinskit në këtë pikë: Ai nuk i përfaqësoi kushedi sa interesat e vendit përballë Trampit. Ai u hoq si fëmijë i mirë. As ndonjë dëshirë politike të rëndësishme nuk shprehu, sikur vendi i tij të mos kishte asnjë të tillë. Ai as nuk e përdori këtë takim për të tërhequr investime amerikane në Ukrainën e tronditur nga kriza, as nuk punoi për axhendën e tij të reformave, që ua ka premtuar ukrainasve.

Zelinski vërtet lëvdoi sanksionet amerikane kundër Rusisë dhe ndihmat për ushtrinë ukrainase. Por ai nuk foli për një mbështetje të mundshme të SHBA në një zgjidhje diplomatike të konfliktit me Rusinë, megjithëse shumë ukrainas do të dëshironin pikërisht këtë. Ai nuk përmendi planet për dhënien fund të luftës në Donbas, megjithëse kjo do të jetë temë kryesore e presidencës së tij dhe në këtë pikë do të kishte nevojë për ndihmën amerikane.

Të gjitha këto nuk ishin kushedi sa të rëndësishme, kur Zelinski në korrik të këtij viti më në fund kishte shansin të fliste me “Mr.President”, të cilin ai deri më sot nuk e ka vizituar në Shtëpinë e Bardhë, dhe mundi ta takonte shkurt në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kjo, kur të dy janë të një mendimi, se sa e rëndësishme është SHBA për Ukrainën dhe sa pak europianët, me në krye Angela Merkelin bëjnë për Ukrainën. Të dy politikanët kishin kohë madje në telefonatë edhe për të folur keq për kancelaren gjermane dhe presidentin francez, Emanuel Makron. Vetëm pas kësaj Donald Tramp u fut në temë, temën që i interesonte. Disa herë dhe me theks të veçantë ai i bënte presion Zelinskit për mbledhjen e informacioneve mbi djalin e Xho Bajdenit, Hanter Bajden, që është i përfshirë në Ukrainë në pazare energjitike të kontestuara.

Dy presidentë dhe një procedurë shkarkimi

Donald Tramp nuk foli në tërësi për korrupsionin e përhapur në Ukrainë dhe ekonominë klienteliste të padepërtueshme. Ai kërkoi qartë hetime kundër djalit të Bajdenit, që në kohën e Poroshenkos ishte në krye të një koncerni energjitik ukrainas mbi të cilin rëndonin dyshime. Tjetra: Jo drejtësia amerikane, por pikërisht një nga avokatët e Trampit do ta ndihmonte Ukrainën në këtë pikë. Pikante është se, pikërisht në kohën e telefonatës, Tramp vërtet ndali përkohësisht ndihmat ushtarake amerikane për Ukrainën. Por të dy presidentët nuk folën për këtë.

Dyshimi ngrihet megjithatë – Tramp vë nën presion një kryetar shteti të një vendi të huaj. Dhe ai u bë pjesë e lojës, sepse nuk mundte ose nuk donte të bënte ndryshe. Varësia e Ukrainës nga SHBA është e madhe. Nuk ka çudi, që demokratët tani kapin rastin për mundësinë e një procedure shkarkimi të presidentit amerikan.

Pikërisht Zelinski, – partia e të cilit vetëm para pak kohësh futi sipas modelit të SHBA procedurën e shkarkimit për presidentët edhe në Ukrainë, – mundet tani që me politikën e tij servilosëse të ketë ofruar rastin që në Uashington të hapet një procedurë shkarkimi. / DW



Ju sugjerojmë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Rajoni

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

9 Shkurt, 2026 2:25 pm
Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
Rajoni

Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

9 Shkurt, 2026 2:23 pm
Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it
-Kulturë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

9 Shkurt, 2026 2:20 pm
Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…
Bota

Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…

9 Shkurt, 2026 2:17 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

Berisha: Rama po kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët për Ballukun

9 Shkurt, 2026 2:15 pm
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës
Kronikë

Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 2:13 pm
“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit
Kryesore

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit

9 Shkurt, 2026 1:35 pm
Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt
Kronikë

Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt

9 Shkurt, 2026 12:50 pm
Para
E tradhëtoi me shoqen e ngushtë,Tristan kërkon rikthim me Khloe Kardashian

E tradhëtoi me shoqen e ngushtë,Tristan kërkon rikthim me Khloe Kardashian

Nga çështja Tahiri, krimi dhe kriza…Kritikat e gjermanëve për Shqipërinë

Nga çështja Tahiri, krimi dhe kriza...Kritikat e gjermanëve për Shqipërinë

Vetingu rrëzon gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda

Vetingu rrëzon gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda
















TE FUNDIT

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
9 Shkurt, 2026

Partia Demokratike do të mbajë të martën e 10 shkurtit protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Policia e Tiranës ka...

Lexo më shumë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
9 Shkurt, 2026

Policia Kufitare e Rinasit ka evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave gjatë kontrolleve në pikën e kalimit...

Lexo më shumë

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
9 Shkurt, 2026

Në fjalën e tij përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, prokurori James Pache paraqiti akuza të reja...

Lexo më shumë

Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
9 Shkurt, 2026

Kryeministri hungarez, Viktor Orban i Hungarisë deklaroi se kur lufta në Kosovë u intensifikua në vitin 1999, gjatë mandatit të tij të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com