Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Trump urdhër ekzekutiv që anglishtja të jetë gjuhë zyrtare në nivel federal

2025/02/28 at 9:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite

Presidenti Donald Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do ta bënte anglishten gjuhë zyrtare të Shteteve të Bashkuara, për herë të parë në historinë e vendit. Lajmi u njoftua të premten nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtari nuk dha detaje se kur mund të nënshkruhej urdhri. Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta ‘Wall Street Journal’.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë patur ndonjëherë një gjuhë zyrtare në nivel federal, por disa shtete e kanë përcaktuar anglishten si gjuhën e tyre zyrtare.

Presidenti republikan e kishte çështjen e emigracionit të paligjshëm çështje kryesore të të dyja fushatave të tij për Shtëpinë e Bardhë dhe ai ka përqafuar përdorimin e anglishtes në jetën publike.

Gjatë fushatës së parë presidenciale, zoti Trump kritikoi rivalin e tij republikan Jeb Bush, që përdorte gjatë fushatës së tij elektorale edhe një gjuhë tjetër.

Në një konferencë shtypi në Nju Jork në vitin 2015, zoti Trump tha se “ne jemi një komb që flet anglisht”.

Siç njofton gazeta ‘Wall Street Journal’ urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump do të anulonte një udhëzim të ish-Presidentit demokrat Bill Clinton, që agjencitë dhe përfituesit e fondeve federale të ofrojnë ndihmë gjuhësore për popullatën jo-anglishtfolëse.

Ndër urdhrat ekzekutivë që Presidenti Trump ka nënshkruar që nga marrja e detyrës më 20 janar, është ai që synon të parandalojë që paratë e taksapaguesve të përdoren për të mbështetur emigracionin e paligjshëm, duke ndaluar përdorimin e buxhetit federal për emigrantët që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme.

Janë 32 shtete që kanë përcaktuar anglishten si gjuhë zyrtare, sipas ProEnglish, një grup që mbron anglishten si gjuhë zyrtare.

Çështja ka qenë problematike për disa shtete, përfshirë Teksasin, ku përdorimi i spanjishtes në jetën publike ka ngjallur polemika ndër vite. Senatori i shtetit në vitin 2011 kërkoi që një aktivist për të drejtat e emigrantëve të fliste anglisht dhe jo në gjuhën e tij të origjinës, në spanjisht, gjatë një seance legjislative. Kjo gjë ringjalli një debat që daton prej dekadash nëse duhet apo jo të flitet spanjisht në Teksas, dikur pjesë e Meksikës dhe para kësaj, pjesë e perandorisë spanjolle.

Çështja ka qenë e dhimbshme për shumë banorë të vjetër të Teksasit, meksikano-amerikanë, të cilët kujtojnë se si u ndëshkuan pse folën spanjisht në shkollë, në vitet 1950./voa

Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Nesër nis muaji i Ramazanit, Meta uron nga qelia besimtarët mysliman: Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Nesër nis muaji i Ramazanit, Meta uron nga qelia besimtarët mysliman: Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Liderët europianë reagojnë pas takimit Trump-Zelenski: Ukraina nuk është vetëm!

Liderët europianë reagojnë pas takimit Trump-Zelenski: Ukraina nuk është vetëm!

Përplasja Trump-Zelensky në Zyrën Ovale, ambasadorja e Ukrainës në SHBA vë duart në kokë

Përplasja Trump-Zelensky në Zyrën Ovale, ambasadorja e Ukrainës në SHBA vë duart në kokë

TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com