Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti nga populli?! Padyshim që PO!

2016/06/28 at 7:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Përse Ambasadori Amerikan foli “shqip”!

Nga Blendi FEVZIU

Kanë përkatësi të ndryshme politike, por një përqasje të njëjtë. Atë mbi nevojën që ka politika për reformim. Disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kanë firmosur kërkesën për ndryshime thelbësore në Kushtetutën e Shqipërisë dhe sistemin politik. Nisma parashikon disa përmirësime, por padyshim më thelbësori mbetet ai mbi Presidentin e zgjedhur nga populli. Nismë e përsëritur disa herë, e artikuluar më qartë nga Ben Blushi dhe Dashamir Shehi edhe më herët.

Nuk ka asnjë dyshim që një President i zgjedhur nga populli është një hap i duhur në konsolidimin e demokracisë në vend. Një zgjedhje direkte i jep Presidentit më shumë autoritet moral dhe krijon një balancë më të rëndësishme pushteti se sa kjo aktuale. Presidenti fiton veç kompetencave të tij ligjore edhe një bagazh moral që vjen nga vota direkte dhe besimi që jep ajo. Në këtë rast, tentativat për ta nëpërkëmbur atë, ose për t ‘ja nënshtruar pushtetit të fortë që mazhoranca fiton me vonë, nuk do kishte asnjë vlerë.

E dyta, zgjedhja e Presidentit nga populli, nuk e dobëson sistemin e republikës parlamentare. Ky është vetëm një justifikim. Maqedonia nuk është më pak parlamentare se sa Shqipëria e Kosova, ku Presidentin e zgjedh Parlamenti.

E treta, zgjedhja e Presidentit direkt mund të korrigjonte gabimin e 2008, ku për të shmangur krizën parlamentare, zgjedhja e tij kaloi në një shumicë të thjeshtë. Zgjedhja e Presidentit me 50 + 1 % të votave e ka dobësuar ndjeshëm atë dhe ka fuqizuar mazhorancën. Gjë që shkon dukshëm në dëm të demokracisë në vend.

E fundit, zgjedhja e Presidentit nga populli, është vetëm një detaj. Ai shërben për të kuptuar se nëse bëhet fjalë për një revizionim të sistemit politik në vend, ose më mirë të thuhet të disa kolonave të tij, ai duhet bërë i plotë. Nëse hyjmë në një reformë thelbësore, Shqipëria duhet të reformojë jo vetëm drejtësinë, por edhe sistemin e zgjedhjeve, edhe sistemin territorial, edhe kompetencat që krijojnë disa pole pushteti. Nëse ne nuk krijojmë besim tek zgjedhjet; nëse ne nuk bindemi që votat nuk vidhen; nëse ne nuk numërojmë drejtë vullnetin e çdo zgjedhësi, ne nuk do kemi kurrë një sistem demokratik siç duhet. Ndaj Presidenti është vetëm një element në këtë drejtim, por edhe një test për të parë se deri ku kërkon realisht politika të reformojë vetveten…

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
Boshti Rusi-Izrael, interesat e Turqisë dhe “mea culpa” e Erdoganit

Boshti Rusi-Izrael, interesat e Turqisë dhe “mea culpa” e Erdoganit

Çako presion Ramës: Më kthe në detyrë, ose do të flas…

Video/ Rikthimi në detyrë i Haki Çakos, Gjykata e Apelit zbardh vendimin

Rama: I lutem PD të mos bllokojë reformën. Drafti nuk preket

Dhuna ndaj 3-vjeçarit, Rama: Nuk është hera e parë që ndodh

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com