Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shtyrë ardhjen e tij në Samitin e Udhëheqësve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet në Tiranë ditën e nesërme.
Ka media që shkruajnë se Macron nuk do të mund të jetë nesër në Tiranë për shkak të sultit terrorist në Francë. Por, disa media franceze shkruajnë se Macron ka shtyrë ardhjen e tij në Tiranë për pasditen e së hënës, dhe shkak të për këtë është bërë një sulm terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme.
Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes te mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit.
Paraprakisht raportohet se presidenti francez pritet të mbërrijë në Tiranë pasditen e të hënës për të vijuar takimet bilaterale me presidentin Begaj dhe kryeministrin Edi Rama./Opinion.al