Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, ka reaguar ndaj kritikave që mori nga bashkëshortja lidhur me punën e tij në drejtimin e shtetit.
Buhari ka filluar një deklaratë të fuqishme, për ta “zbutur” atë brenda pak sekondave në një konferencë për media në Berlin.
“Gruaja ime e ka vendin në kuzhinë”, ka thënë ai, duke vazhduar “por edhe në dhomën e pritjes, edhe në dhomën tjetër.”
Kancelarja gjermane Angela Merkel e kishte shikuar çuditshëm presidentin nigerian në fillim, por pastaj ka filluar të qeshë me deklartën e tij të plotë, njofton The Guardian.
Aisha Buhari kishte deklaruar se nuk do të votojë bashkëshortin e saj në zgjedhjet e ardhshme, nëse ai nuk arrin që të ndryshojë kabinetin qeverisës.