Presidenti i ri i Kosovës do të zgjedhet të premten. Votimi nga ana e deputetëve të kuvendit të Kosovës pritet të ndodhë në ora 11:00, kanë treguar burime të Gazetës Express.
Të njëjtat burime, po ashtu, tregojnë se kreu i PDK’së, Hashim Thaçi nuk do të jetë kandidati i vetëm i koalicionit që do të futet në votim.
Kundër kandidat i Thaçit, formalisht, do të jetë Rafet Rama, nga e njëjta parti.
Hashim Thaçi, pritet që paraprakisht, ta dorëzojë edhe dorëheqjen e tij si udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës, e pastaj të niset për në seancën e jashtëzakonshme që do të thirret për votim të Presidenti