Armand Duka, presidenti i FSHF-së ka reaguar pas vdekjes së ish futbollistit të Partizanit, Gjergji Thaka. Ai ka postuar një status në Facebook, ku ka shprehur ngushëllimet e tij për këtë ngjarje. Duka e cilëson vdekjen e Thakës si një humbje të madhe të futbollit shqiptar.
Statusi i plotë i Dukës:
Lamtumire Gjergji Thaka!
Mesova me hidherim te thelle sot ndarjen e parakoheshme nga jeta te mikut, shokut e kolegut tone Gjergji Thaka. Nje tjeter humbje per futbollin shqiptar!
Gjergj Thaka ka qene nje futbollist i Partizanit te viteve ’60-’70 me pas trainer per te vijuar me tej kontributin e tij ne futbollin shqiptar si zv/sekretar i pergjithshem dhe me pas anetar komiteti ekzekutiv te FSHF-se.
NGUSHELLIMET me te sinqerta familjes, miqve dhe te afermve te tij per kete ndarje te dhimbshme!
Lamtumire Gjergji!
U prehsh ne paqe!