Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka mbërritur në Phenjan ku do të zhvilloj një takim me udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un.
Qe nga viti 2005, kjo është e para vizitë e një presidenti kinez në Korenë e Veriut.
Dy zyrtarët, që tashmë janë takuar katër herë, pritet të diskutojnë për programin bërthamor të Koresë së Veriut, si dhe për çështje ekonomike.
Kina është jashtëzakonisht e rëndësishme për Korenë e Veriut, pasi është partneri i saj kryesor tregtar.
Vizita dyditëshe e Xisë vjen në kohën kur bisedimet e Shteteve të Bashkuara me Korenë e Veriut, rreth programit të saj bërthamor, kanë ngecur.
Në muajin shkurt, një samit në Vjetnam midis Kimit dhe presidentit amerikan, Donald Trump, ka dështuar për shkak të dallimeve midis palëve.
Presidenti i Kinës pritet të takohet me Trumpin në samitin e G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që do të mbahet në Japoni, nisur nga 28 qershori./ Opinion.al E.Xh.