Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti i FIFA-s: Po kritikojmë arabët pse nuk pranojnë homoseksualët, harrojmë se…

2022/11/19 at 11:22 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i FIFA-s: Po kritikojmë arabët pse nuk pranojnë homoseksualët, harrojmë se…

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mbajti një fjalim të ashpër para mediave për hapjen e Kupës së Botës, në Doha.

“Ne jemi kritikuar shumë. Sot unë ndihem nga Katari. Sot ndihem arab. Sot ndihem afrikan. Sot ndihem homoseksual. Sot ndihem si një punëtor emigrant”, filloi ai fjalimin e tij.

“Mbaj mend prindërit e mi, të cilët punonin shumë si emigrantë, duke kërkuar punë në Zvicër. Kur mbërrita në Doha m’u kujtua fëmijëria dhe thashë: “Kjo nuk është e drejtë, duhet të bëjmë diçka”. Zvicra është një shembull i përfshirjes. Katari gjithashtu ka bërë përparim”, shtoi Infantino.

“Sigurisht që nuk jam nga Katari, nuk jam afrikan, nuk jam arab, nuk jam homoseksual, nuk jam punëtor emigrant… Por, e di se si është të ngacmohesh për faktin se je ndryshe në shkollë sepse kisha flokë të kuq. Kjo është arsyeja pse nuk është e lehtë të lexosh kritika 12 vjet radhazi. Ekziston një standard i dyfishtë. Unë jam evropian. Kush i ndihmon punëtorët emigrantë? Kupa e Botës i ndihmon, FIFA i ndihmon. Rreth 25 000 punëtorë emigrantë kanë vdekur, sipas statistikave, që nga viti 2014. Në Evropë ne mbyllim kufijtë tanë dhe nuk pranojmë punëtorë që vijnë të punojnë legalisht. Por, ka nga ata që vijnë të punojnë ilegalisht. Dhe pastaj ne kritikojmë Katarin. Ekziston një standard i dyfishtë. Për atë që ne evropianët i kemi bërë botës në 3000 vitet e fundit, duhet të kërkojmë falje për 3000 vitet e ardhshme. Le të mendojmë për këtë përpara se të fillojmë t’u japim mësime morale të tjerëve”, deklaroi më tej Presidenti i FIFA-s.

Infantino vijoi me tone të ashpra: “A duam të qëndrojmë në shtëpi dhe të kritikojmë se sa të këqij janë këta arabët dhe këta myslimanët që nuk lejojnë homoseksualët në publik? Këto janë procese që duan kohë. Nëse do ta kisha pyetur babain tim disa vite më parë, ai do të kishte menduar diçka ndryshe nga unë dhe diçka shumë ndryshe nga ajo që do të mendojnë fëmijët e mi. Janë procese. Në Zvicër, e drejta e votës, grave iu dha në vitet ‘90. Burrat votuan që mos t’u jepej. Ky ishte mentaliteti i disa viteve më parë në Evropë. Duhet të shihni se nga vijmë vetë”.

Presidenti i FIFA-s foli edhe për çështjen e tifozëve të paguar: “Flitet shumë për tifozë fals. A nuk mundet një tifoz me pamje indiane të mbështesë Argjentinën apo Gjermaninë? Ky është racizëm”.

Ju sugjerojmë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
Bota

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

28 Tetor, 2025 8:22 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

28 Tetor, 2025 7:24 pm
Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
Kronikë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

28 Tetor, 2025 7:22 pm
Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
Aktualitet

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

28 Tetor, 2025 6:28 pm
Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
Kronikë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

28 Tetor, 2025 6:13 pm
SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona
Bota

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

28 Tetor, 2025 6:11 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Vrasja me thikë në Berat, shkak u bë kali i autorit

28 Tetor, 2025 5:24 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje tronditëse nga vrasja e picierit në Tiranë, sherri nisi për tasin e proshutës

28 Tetor, 2025 5:21 pm
Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri
Bota

Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri

28 Tetor, 2025 5:02 pm
Para
Themeluesja e Theranos, Elizabeth Holmes dënohet me 11 vjet burg

Themeluesja e Theranos, Elizabeth Holmes dënohet me 11 vjet burg

“Larg” luftërave, pse Zvicra qëndroi neutrale për 500 vite?

"Larg" luftërave, pse Zvicra qëndroi neutrale për 500 vite?

Berisha shkon në Panairin e Librit: Rama ka qëndrime anti-libër, ndaloi fondet për…

Berisha shkon në Panairin e Librit: Rama ka qëndrime anti-libër, ndaloi fondet për...

TE FUNDIT

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
28 Tetor, 2025

Rreth 6 orë pas vrasjes së një 42-vjeçari në Kalanë e Beratit, policia lokale ka vënë në pranga autorin e...

Lexo më shumë

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
28 Tetor, 2025

Hungaria po kërkon të bashkojë forcat me Çekinë dhe Sllovakinë për të formuar një aleancë skeptike ndaj Ukrainës në BE....

Lexo më shumë

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
28 Tetor, 2025

Benjamin Netanjahu u ka urdhëruar forcat izraelite të nisin sulme të menjëhershme dhe të fuqishme në Rripin e Gazës, duke...

Lexo më shumë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
28 Tetor, 2025

Mospagesa për një foto me kalin u bë shkak i vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë kalasë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com