Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e marrë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Përmes mesazhit të tij, ai shprehet se lidhja e Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara, ka pasur një rritje të fortë ndër vite.
Sipas tij, ky bashkëpunim pritet të ketë një zhvillim të mëtejshëm.
“Urime të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
Lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe #Shqipërisë kanë parë një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillimin e mëtejshëm në të mirë të kombeve dhe popujve tanë”, shprehet Presidenti i Emirateve të Bashkuara.