Presidenti i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge, mendon që klubet elitare të kontinentit duhet që të luajnë në një ligë të veçuar.
Sipas Rummenigges në këtë ligë do të merrnin pjesë ekipet më të forta të pesë topligave evropiane, La Liga, Premierliga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.
Ai gjithashtu ka shtuar se Superliga e Evropës, mund të ndahet nga UEFA dhe të veprojë si një ligë në vete, transmeton KosovaPress.
“Nuk mund ta mohojmë se në një të ardhme të afërt, mund të krijojmë Superligën e Evropës, ku klubet elitare nga Italia, Gjermania, Anglia, Spanja dhe Franca do të merrnin pjesë nën ombrellën e UEFAs, apo si një organizatë private”, ka thënë Rummenigge.
“Ky kompeticion do të përbëhej prej 20 ekipeve dhe ndoshta disa ndeshje do të zhvilloheshin edhe në Amerikë e Azi”, ka përfunduar presidenti i bavarezëve