Pas vdekjes së Presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi qeveria ka zhvilluar një mbledhje urgjente, ndërsa në karrigen ku zakonisht qëndronte ulur presidenti i Iranit ishte vendosur fotoja e tij me një shirit të zi.
Ebrahim Raisi, presidenti i tetë i Iranit, vdiq së bashku me ministrin e Jashtëm në një aksident me helikopter.
Ligji iranian thekson se, nëse vdes presidenti, atëherë pushteti i kalohet zëvendëspresidentit të parë.
Një këshill, i përbërë nga kryetari i Parlamentit, kryetari i Gjyqësorit dhe nga zëvendëspresidenti i parë, duhet ta organizojë emërimin e presidentit të ri brenda 50 ditëve.
Mohammad Mokhber është zëvendëspresidenti i parë i tanishëm i Iranit.