Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi sot ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Ky ligj që parashikon ngritjen e Prokurorisë Speciale është pjesë e ligjeve të paketës së Reformës në Drejtësi .
Ligji u miratua në parlament me 122 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.