Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Begaj thirrje nga Bolonja: Të forcojmë lidhjet dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi

2024/12/04 at 6:51 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti Begaj thirrje nga Bolonja: Të forcojmë lidhjet dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi

Nga Bolonja në prani të drejtuesve të rajonit Emilia-Romagnia, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj bëri thirrje për të shfrytëzuar çdo mundësi me synim forcimin e lidhjeve dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Incontrarsi” quhej akiviteti ku Presidenti i Republikës ishte i ftuar nderi: Faleminderit për këtë ftesë të ngrohtë dhe mundësinë për të qenë sot mes jush në këtë aktivitet kuptimplotë. “Incontrarsi” ka domethënie mjaft të madhe. Për ne shqiptarët çdo takim është një mundësi e re është një mundësi për të krijuar lidhje për të forcuar ato që kemi, për të ndërtuar ura bashkëpunimi.

Kreu i Shtetit u drejtoi një ftesë komunitetit arbëresh, atij shqiptar dhe të rinjve tanë që studojnë në Universittin e Bolonjës, një nga më të vjetrit në Evropë, që të krijojnë sa më shumë rrjete bashkëpunimi që forcojnë identitetin, rrisin integrimin në Itali dhe i japin komunitetit atje një rol edhe më të madh në jetën ekonomike, kulturore dhe politike.

“Shqipëria ka nevojë për të gjithë shqiptarët, kudo ku ndodhen”, – theksoi Kreu i Shtetit, duke u zotuar: “Si President i Shqipërisë, dua t’ju siguroj se do të mbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve, shqiptarëve dhe Italisë, që ruan dhe promovon vlerat demokratike, identitetin tonë, dhe që kontribuon për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe një të ardhme bashkëpunimi të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë”.

Ndërsa vlerësoi kontributin e arbëreshëve në ruajtjen e rrënjëve, duke i cilësuar ata si kujdestarët e pjesës së vyer të identitetit shqiptar, Presidenti i Republikës u ndal edhe te shqiptarët e rinj të emigruar pas viteve ’90, të cilët i quajti shembull të shkëlqyer integrimi.

“Janë rrugë të ngjashme, rrugë suksesi të siguruara me punë, përkushtim dhe respekt për ligjet dhe kulturën italine”, – u shpreh Presidenti Begaj. “Në këtë histori suksesi, më duhet të përmend edhe rolin e jashtëzakonshëm të Italisë. Ajo ka qenë dhe mbetet një mik i çmuar për Shqipërinë. Për arbëreshët, ajo u bë një shtëpi që u ofroi strehim dhe mundësi për të krijuar një jetë të re duke ruajtur trashëgiminë e tyre. Për shqiptarët e sotëm, Italia u shndërruar në shtëpi të dytë, ku jo vetëm u integruan, por edhe kontribuojnë aktivisht. Italia ka qenë dhe mbetet avokati ynë më i madh në procesin e integrimit europian dhe një partner strategjik për zhvillimin tonë. Marrëdhëniet tona janë janë të bazuara në lidhje historike, kulturore dhe njerëzore”, u shpreh Presidenti Begaj i cili shprehu mirënjohje ndaj autoriteteve më të larta të këtij qyteti dhe rajonit Emilia-Romagnia, për mbështetjen në intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm Shqipëri-Itali.

Një falënderim të posaçëm i drejtoi Shoqatës”Korabi”, duke u shprehur: “Jo vetëm që Korabi është mali më i lartë në Shqipëri, por është vendi ku rrinë shqiponjat. Shqiponja jeton gjatë. Ajo që është e rëndësishmë për shqiponjat është fakti se, duke qëndruar lart, shikojnë larg dhe qartë”.

Ju sugjerojmë

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
Kryesore

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 8:25 pm
Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
Kryesore

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 5:59 pm
Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

16 Nëntor, 2025 1:09 pm
Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
Kronikë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

16 Nëntor, 2025 1:02 pm
Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh
Kronikë

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

16 Nëntor, 2025 12:40 pm
1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi
Kronikë

1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi

16 Nëntor, 2025 12:20 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Para
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë

Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë

Osmani në Bruksel: Fokusi të jetë në parandalimin e sulmeve të reja

Osmani në Bruksel: Fokusi të jetë në parandalimin e sulmeve të reja

Kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 65-vjeçari në Pogradec

Kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 65-vjeçari në Pogradec

TE FUNDIT

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
16 Nëntor, 2025

Ka përfunduar në rezultatin 0-2 përballja e Kombëtares Shqiptare me Anglinë në “Air Albania. Shqipëria ka mbyllur kështu fazën e...

Lexo më shumë

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
16 Nëntor, 2025

Shqipëria përballet sot me Anglinë në orën 18.00 në stadium “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të botërorit. Kuqezinjtë kanë...

Lexo më shumë

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
16 Nëntor, 2025

Sikurse është njoftuar, Partia Demokratike do të mbajë të hënën potestën e saj, të cilën përmes një postim në Facebook,...

Lexo më shumë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
16 Nëntor, 2025

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli në një lokal në Kamzë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com