Presidenti Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme homologen e tij sllovene, Nataša Pirc Musar në cermoninë zyrtare të mirëseardhjes në Presidencë.
Presidentja sllovene po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesën e homologut shqiptar, Begaj.
Cermonia do të pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Presidenti Begaj dhe Presidentja sllovene, Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.