TIRANE – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në Rinas sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry. Takimi i tyre u zhvillua në këmbë në pistën e aeroportit dhe zgjati vetëm 5 minuta. Presidenca permes një njoftimi zbardhi bisedën mes tyre.
“Presidenti Nishani u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin.
Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në
luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama”, thuhet në njoftim.