Ismail Kadaresë i jepet “Dekorata e Flamurit Kombëtar”. Medalja iu akordua nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në shenjë mirënjohje për veprat e vyera letrare dhe kontributin në lartësimin e vlerave të kombit shqiptar. Falënderimet e shkrimtarit më të njohur të letrave shqip shkuan për Kreun e Shtetit dhe për përkthyesit.
Në fjalën dedikuar për personalitetin Ismail Kadare, Presidenti Bujar Nishani e quajti një klasik të gjallë që nuk i përket vetëm shqiptarëve por kulturës botërore.
Në të pagëzuarin “Shekulli Kadarian”, u prezantuan edhe tre studime të reja mbi krijimtarinë e shkrimtarit./TV KLAN