Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi është përfshirë në një përplasje të ashpër ditën e sotme me kreun e Grupti Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulan Balla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se duhet ta dërgojë foton që Balla publikoi tek SPAK, së bashku me bisedën te zyra e një ministreje për t’i ekstraduar të vëllain nga burgu në Itali.
Blushi i referohet fotos së Metës, ku sipas Ballës ka dalë me Hajrat në kompleksin “Golden”, i cili pak ditë më parë u sekuestrua nga Operacioni Forca e Ligjit.
Reagimi
Ciu Ciu Tao Tao!
Sa për foton, bie erë inceneratorësh kjo flluskë e mjerë!
Por mos humb më asnjë sekondë!
Çoje direkt drejt SPAK-ut ta sqarojnë ata, meqë u jep edhe direktiva publike!
Bashkë me të edhe bisedën e freskët tek zyra e një ministreshe të famshme për t’i ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri! Publikoje më mirë vetë bisedën!
Bashkë me to tregoi SPAK-ut edhe shokët e motrës!
Bëj durim Tao se nuk do gjesh as ti vrimë ku të futesh!
DËGJOJE prapë SOVRANIN dhe bëj durim! Me qetësi dhe drejtësi!/ Opinion.al