Harta e Koronavirusit po zgjerohet çdo ditë e më shumë. Vendi i ri që ka konfirmuar rastin e parë me virusin e rrezikshëm është Malta.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Chris Fearne. Ai deklaroi se bëhet fjalë për një 12-vjeçare italiane, e cila tashmë është në karantinë.
Sipas tij, vogëlushja dhe familja e saj jetojnë në Maltë, por ishin kthyer të martën nga një festë në Trentino, përmes Romës.
Italia është vatra e tretë e koronavirusit në botë dhe e para në Europë. Rastet e para në disa vende kanë qenë pikërisht persona të kthyer nga vendi fqinj, ku numri i viktimave ka shkuar në 197 persona./Opinion.al