Kylian Mbappé, sulmuesi i Real Madrid, në një intervistë të fundit ka folur për vështirësitë te klubi spanjoll dhe të ardhmen e tij.
Ai ka theksuar se “askush nuk do të pendohet për blerjen time”, duke shprehur besim në vetvete dhe në mundësitë që ka si lojtar. Ai ka pranuar se ka pasur periudha të vështira, ku ka prekur fundin dhe ka humbur besimin, siç ishte humbja e dy penalltive, përfshirë atë në San Mamés, që ndikuan në vetëbesimin e tij.
Megjithatë, Mbappé ka theksuar se ka kuptuar se duhet të japë më të mirën për Real Madrid dhe për tifozët e tij, duke e konsideruar këtë si një mundësi për të treguar personalitet dhe angazhim.
Ai gjithashtu ka shprehur dëshirën për të fituar trofe në vitin 2025, një qëllim i tij i madh për të ardhmen. Me këtë mesazh, Mbappé tregon se është gati të kthehet në nivelin më të lartë dhe të kontribuojë për sukseset e ardhshme të Real Madrid.