Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Mediat raportojnë se dyshohet se është një person i rrezikshëm i krimit të organizuar.
Bëhet fjalë për shtetasin Binak Çela, i njohur ndryshe dhe si Daniel Popescu. Çela ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2018.
Ai duhej të përfundonte dënimin me një vit e njëmbëdhjetë muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.
Mësohet se në momentin e ndalimit është justifikuar se ishte një turist dhe nuk njihte rrugët.