Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ankimimi është bërë nëpërmjet avokatit të tij, Ermir Beta.
Mësohet se ankimini është nisur me postë.
Kujtojmë se GJKKO më 12 shkurt miratoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ndërkohë që ndryshoi masën e sigurisë për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe konfirmoi masat e sigurisë për gjashtë të akuzuar të tjerë, kryesisht biznesmenë.