Përndiqte prej 2 muajsh një femër, arrestohet në Berat 23-vjeçari. Burime nga policia bëjnë me dije se Teki Hoxha, ishte kthyer në ferrin e 26-vjeçares, M.M., banuese në Berat.
Vajza sa herë që dilte nga banesa, shqetësohej nga Hoxha sepse i dilte në rrugë. Gjithashtu ky i fundit e merrte gjatë gjithë kohës në telefon, duke i kërkuar që të lidheshin në një marrëdhënie intime.
26-vjeçarja, refuzonte që të plotësonte dëshirën e tij, por pavarësisht kësaj i riu nuk dorëzohej. Vajza e denoncon në policia dhe pas dëshmisë, Teki Hoxha arrestohet. Ndaj tij rëndon akuza e “Përndjekjes”.