Deputeti Socialist Eduart Ndocaj bën publik një tjetër kërcënim që i ka mbërritur me mesazh në telefon.
Këtë herë, kërcënimi i vjen nga prefekti i Lezhës, Altin Jaku.
Sipas Ndocajt, prefekti i ka shkruar këtë tekst kërcënues: Nuk ka perëndi që të shpëton ty.Të prek aty ku nuk ke shpëtim.
Sipas Ndocajt, SMS-të u Dërguan në datën 6 shkurt në orën 00.15.
Ai i kërkuar në një letër publike Partisë Socialiste që të marrë masa disiplinore duke iu drejtuar Kryeministrit Rama, Gramoz Ruçit dhe Lindita Nikollës.