TIRANË- Teksa flitet dhe shkruhet kaq shumë për Emiljano Shullazin, media nuk ka ende një imazh të qartë të tij. Sot ai u paraqit në gjykatë nën masa të forta sigurie. Po të shihni pamjet më poshtë, duket qartë se si policët mbrojtën me trup që kamerat të mos filmonin fytyrën e Shullazit. Fotoja e vetme, me imazh të qartë është ajo e vitit 2006.
Sot operatorët në terren kanë mundur të kapin pak sekonda kur Shullazi doli nga Drejtoria e Policisë dhe iu drejtua Gjykatës së Krimeve të Rënda. Sakaq në gjykatë nuk i lanë operatorët dhe gazetarët për asnjë moment.
Policia nxiton të nisë foto për këdo të arrestuar, dyshuar apo ndaluar (kujtojmë edhe rastin e vajzave që u kapën për prostitucion), por Emiljano Shullazin nuk e nxjerr dhe nuk e nxjerr me fytyrë! /Opinion.al
*Video: Shullazi sot duke dalë nga Drejtoria e Policisë
*Foto e Shullazit, e vitit 2006