Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prapaskenat/ Si u fshinë procedimet për Tupen, Aliajn dhe studentët

2018/12/13 at 7:43 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Klasë apo modë, përse gratë u veshën me të zeza në ‘Opinion’?

Studentët protestojnë prej 9 ditësh përpara Ministrisë së Arsimit, para Kryeministrisë apo Parlamentit. Ditën e martë në shenjë revolte (pasi skadoi afati për plotësimin e kërkesave të tyre) një grup studentësh bllokuan kryqëzimin e Zogut të Zi, ç’ka futi në kaos gjithë trafikun e Tiranës.


Të nesërmen ( e mërkurë) në të gjitha mediat doli lajmi se kanë nisur procedimet penale për 25 persona, mes tyre profesor Edmond Tupe dhe këngëtari Robert Aliaj. Lajmi pati një jehonë të madhe dhe shumë intelektualë, gazetarë e analistë u solidarizuan duke kërkuar që të mos ndiqen penalisht studente e pedagogë. Theksojmë se lajmi i referohej komunikatës së brendshme të policisë që media kishte arritur ta sigurojë. Ndërsa zyrtarisht Policia e Shtetit deklaroi: “Në zbatim të procedurave standarde policore dhe të detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit ka filluar procedime në bazë të ligjit për raste të shkëputura personash, të cilët e kanë cenuar qartazi atë, kryesisht në formën e bllokimit të akseve rrugore të vendit, goditjes me sende të forta, apo djegies së materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve në mjedise të rëndësishme publike”.

Ndërsa sot, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se lajmi në media është i pavertetë, dhe madje do të merren masa ndaj punonjësve të policisë që nuk e përgënjeshtruan gjatë ditës së djeshme.

“Nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu apo asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit, të zhvilluara në Tiranë apo në qarqet e tjera të vendit. Kam filluar procedurat për të nxjerrë përgjegjësinë ndaj atyre personave përgjegjës në Policinë e Shtetit, të cilët nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshme për ta përgënjeshtruar këtë lajm, i cili mori vëmendje të madhe publike dhe ngatërroi shumëçka”, tha Lleshaj në foltoren e parlamentit.

Pra për protestën e studentëve dhe për bllokimin e Zogut të Zi për disa orë nuk ka asnjë person të proceduar! Ndërsa për protesten tek Astiri apo për çdo protestë tjetër që zhvillohet në vend furgonat e policisë mbushen plot me protestues të cilët ndiqen penalisht.

Ndaj dhe deklarata e ministrit bëhet e pabesueshme. Policia e Shtetit me gjasë ka nisur verifikimet, por pas reagime të shumta nuk ka dërguar materialet në prokurori, sigurisht me urdhër politik. Prokuroria e Tiranës gjithashtu e konfirmoi “fjalen” e ministrit se nuk ka hetime, apo procedime per protesten e studenteve.

Komunikata e brendshme e Policisë që po qarkullon prej dy ditësh në media:

Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit :

Edmond Tupe, i datëlindjes 09.03.1947, banues në Tiranë, profesor i gjuhëve të huaja Frenge, Organizator.

Estela Adnan Nazarko, e datlindjes 15.12.1994, banuese në Tiranë, studente, Organizator.

Xhuljano Syrja Bregasi, i datëlindjes 06.07.1991, banues në Tiranë, student, Organizator.

Henri Ardian Fero, i datëlindjes 18.09.1995, banues në Tiranë, student, Organizator.

Andrea Pashk Gjini, i datëlindjes 15.02.1998, banues në Tiranë student aktivist i formacionit politik L.S.I. i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”.

Kristina Tonaj, e datëlindjes 10.10.1997, banuese në Shkodër, studente aktiviste i formacionit politik F.R.D. Organizator.

Gentian Aleks Doci, i datëlindjes 26.08.1984, banues në Tiranë, student aktivist i formacionit politik L.S.I, Organizator. Proceduar ne date 25.05.2015 per Njoftim te rreme.

Migen Bujar Qiraxhi, i datëlindjes 24.02.1987, banues në Tiranë, student Organizator.

Agron Behra Pepaj, i datëlindjes 16.07.1998, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.

Nebih Hasan Bushaj, i datëlindjes 10.05.1994, banues në Tiranë, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.

Mirela Besjan Ruko, e datëlindjes 02.10.1993, Aktiviste e lëvizjes për Universitetin. Proceduar më datë 18.11.2016, sepse më datë 17.11.2016, ora 16:45, tek Piramida, gjatë një aktiviteti, ka goditur në kokë, me bidon pije energjike, Ministren e Arsimit Lindita Nikolli. Nenet 237 dhe 274 të K.P.

Robert Ali Aliaj, i datëlindjes 18.02.1960, banues në Tiranë, artist, këngëtar, Organizator.

Malbor Hafiz Duka, i datëlindjes 22.09.1996, banues në Tiranë, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.

Redi Fredi Muci, i datëlindjes 18.11.1985, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.

Klodian Preng Leka, i datëlindjes 05.07.1992, student, aktivist i lëvizjes për Universitetin. Organizator.

Erdi Fatmir Berxulli, i datëlindjes 10.06.1995, student, aktivist i lëvizjes për Universitetin. Organizator.

Nerid Bilal Shehu, i datëlindjes 07.05.1992, student pranë Fakultetit të Inxhinjerisë së Ndërtimit. Organizator

Bislim Lakna, i datëlindjes 27.04.1993, nga Kosova, i cili është student pranë Fakultetit të Inxhinjeris se Ndërtimit. Organizator.

Bledar Nazif Hysa, i datëlindjes 19.06.1990, banues në Tiranë, student Arkitekture, aktivist i lëvizjes për Universitetin. Organizator por dhe ka qelluar me vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Organizator.

Luan Esat Myrtaj, i datëlindjes 05.07.1970, banues në Tiranë, petagog Organizator.

Adriatik Lapaj, banues në Tiranë, avokat, pjesëmarrës në protestën e studentëve.

Altin Goxhaj, i datëlindjes 08.05.1970, banues në Tiranë aktivist i shoqërise civile i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.

Liri Hajri Kuci, e datëlindjes 14.06.1994, studente pranë Fakultetit të Inxhinjeris së Ndërtimit. E Proceduar me parë me datë 02.11.2015, për goditje për shkak të detyrës dhe goditje të punonjesit të policisë. Organizatore.

Klajdi Murat Bello, i datëlindjes 16.12.1985, banues në Tiranë, student i cili ka qënë një nga organiztorët për ti drejtuar drejt Kryeministrisë. Organizator.

Gaetano Aleks Doci, i datëlindjes 26.08.1994, banues në Tiranë, student aktivist i formacionit politik L.S.I. i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”, Organizator, sepse në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e insitucionit. Punohet per identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar. Nenet 150, 262, 274 dhe 293 të K.P. Nr./Opinion.al 

Etiketa: edmond tupeprapaskenatRobert Aliajsi u fshine procedimetstudentet


Ju sugjerojmë

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Caktohen kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve Parlamentare të PD

16 Shtator, 2025 3:10 pm
Apeli rikthen në burg Vangjush Dakon
Kronikë

Apeli rikthen në burg Vangjush Dakon

16 Shtator, 2025 2:48 pm
Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS
Kryesore

Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS

16 Shtator, 2025 2:09 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

16 Shtator, 2025 1:23 pm
Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa
Aktualitet

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

16 Shtator, 2025 12:16 pm
Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
Kryesore

Këshilli i Imunitetit dhe i Legjislacionit, PD-PS përcaktojnë deputetët

16 Shtator, 2025 10:23 am
Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi
Kryesore

Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi

16 Shtator, 2025 9:57 am
Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE
Aktualitet

Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE

16 Shtator, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Mot i kthjellët dhe kohë e qëndrueshme në të gjithë territorin

16 Shtator, 2025 8:21 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16 Shtator, 2025 8:20 am
Para
Moderatorja e shqiptare në zi, humb njeriun e dashur

Moderatorja e shqiptare në zi, humb njeriun e dashur

FOTO/ Provokon keq modelja seksi e “Playboy”!

FOTO/ Provokon keq modelja seksi e "Playboy"!

Hurma, e shkëlqyer për një dietë për humbje peshe

Hurma, e shkëlqyer për një dietë për humbje peshe
















TE FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
16 Shtator, 2025

Aktori dhe regjisori i Hollivudit, Robert Redford i njohur për filmat si “Butch Cassidy And The Sundance Kid” dhe “The...

Lexo më shumë

Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë

Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë
16 Shtator, 2025

Gjatë 72 orëve të fundit Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga dhe ka proceduar penalisht 11 drejtues automjetesh...

Lexo më shumë

Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin

Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin
16 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se Izraeli nuk do ta godasë më kurrë Katarin. “Nuk do...

Lexo më shumë

Caktohen kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve Parlamentare të PD

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
16 Shtator, 2025

Vendosen 4 kryetarët e komisioneve të drejtuara nga opozita. Opinion.al mëson se Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com