Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prapaskenat, si i arriti mazhoranca 84 vota për ligjet me shumicë të cilësuar

2015/12/07 at 6:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prapaskenat, si i arriti mazhoranca 84 vota për ligjet me shumicë të cilësuar

Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryetari i PDIU Shpetim Idrizi, gjate celjes se ekspozites se Javes se Historise dhe Kultures Came, ne Muzeun Kombetar, ne perkujtim te 70 Vjetorit te Genocidit Cam.

TIRANE- Arritja e 84 votave në për miratimin e kodeve që kërkonin shumicë të cilësuar, nuk ka qenë aspak e lehtë të shtunën në mëngjes në sallën e Kuvendit për Kryeministrin Rama. Burime nga maxhoranca pohuan se Kryeministrit Rama i është dashur të sigurohet për votat e shumicës pas disa zërave të deputetëve të saj, që kërkonin një vëmendje më të mirë për biznesin kur bëhej fjalë për dënimin me burg të tyre, nëse kapeshin pa kuponin tatimor. Pak para votimit, Kryeministri Rama është takuar në zyrat e Kuvendit me kryetarin e LSIsë, Ilir Meta, kryetari i PDIUsë, Shpëtim Idrizi, kryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, nënkryetarin e tij, Taulant Balla dhe ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.

Mësohet se Kryeministri Rama, ka shfaqur rezervat e deputetëve të PDIU­së për një rishikim të buxhetit nen për nen për pushtetin vendor. Ai ka premtuar se granti për bashkitë do të diskutohet edhe një herë për të parë më mirë nevojat që bashkitë e vogla, veçanërisht, kanë për t’u mbështetur nga taksat kombëtare. Gjithashtu, rishikim do të ketë edhe për disa taksa që vjelin bashkitë, në mënyrë që ato të bëhen më të pavarura ndaj pushtetit qendror.

Deputetët e PDIUsë kanë qenë ata që kanë shprehur shqetësimet më të mëdha për fondet e pakta që kanë marrë bashkitë që kanë fituar, edhe për shkak se Bashkia Peqin, Rrogozhinë dhe Konispol konsiderohen bashki të vogla.

Lëvizja Socialiste për Integrim kishte kërkuar një zbutje të dënimit për biznesmenët që kapeshin pa dhënë kuponin tatimor apo dëftesën tatimore, e cila shkonte deri në 3 vjet. Kryeministri Rama dhe aleatët e tij kanë rënë dakord që dënimi ekstrem me heqje lirie për administratorin e një biznesi të ketë vetëm kur ai është kapur në mënyrë të përsëritur me të njëjtën shkelje.

Ndërsa është rënë dakord që nëse do të ketë përsëritje të së njëjtës shkelje, punonjësi i këtij biznesi do të dënohet nga 5 ditë deri në 1 vit burg nëse nuk lëshon kuponin tatimor. Por penalizimi i një biznesi në rast moslëshimi kuponi tatimor do të kalojë në tri faza, që në fillim është gjoba, nëse ka përsëritje të shkelje, do të vlerësohet masa e dëmit të saj dhe herën e tretë do të ketë dënime me heqje lirie. Këto kanë qenë pika që kanë unifikuar votën e maxhorancës qeverisëse për kodet që kërkonin një shumicë të cilësuar, 84 vota. Por mësohet se Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përsëritur kërkesat e saj për të shtrirë akoma më shumë përfaqësimin e saj në këtë qeverisje, si në nivel e lartë, atë ekzekutiv, por edhe në nivelet e dyta./Panorama/

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Ja si i tjetërsoi provat për një grua të dhunuar efektivi i policisë

Ja si i tjetërsoi provat për një grua të dhunuar efektivi i policisë

Ardit Gjebrea: Ja çfarë ndodhi mes Florit dhe Stines!

Ardit Gjebrea: Ja çfarë ndodhi mes Florit dhe Stines!

Ja si të shpëtoni nga stresi i punës!

Ja si të shpëtoni nga stresi i punës!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com