Ishte hera e parë që shkeli tokën shqiptare, po nuk shkoi aspak ashtu siç e kishte pritur koncerti i reperit të njohur në Durrës, Cris Brown. Pak ditë më parë, pasi postoi axhendën e verës, mes datave të së cilës ishte edhe 8 korriku në Durrës, reperi u shpreh entuziast për këtë koncert. Derisa një natë më parë kuptoi se publiku shqiptar nuk ishte aq sa ai.
Në një material të përgatitur nga Prive, tregohen prapaskenat e koncertit të mbrëmshëm në Durrës, mungesa e publikut, çmimet stratosferike të tavolinave dhe vendimi i reperit për t’u larguar nga skena vetëm pas 22 minutash. Nervozizmi i këngëtarit ka shkuar deri edhe te kamerat, të cilat po prisnin një konferencë për shtyp, siç ishte programuar, pas koncertit. Ndiqni videon.