Ardhja e pranverës sjellë pozitivitet dhe ngjyra në të gjithë fushat e jetës.
Madje edhe në kopertina. Aurela Hoxha do të shfaqet në kopertinën e revistës Star, shumë seksi dhe me shumë ngjyra. Fotografia e Endrit Mërtirit si gjithnjë është goditëse dhe përcjellë mesazhin e duhur.
Thuajse të njëjtën ide kemi patur vitin e kaluar në verë për kopertinën e revistës Story, ku në cover shfaqej Luana Vjollca. Edhe moderatorja seksi të shfaqet thuajse njësoj si Aurela me këtë fustan shumë ngjyrësh.
Të dyja bukuroshet duken si motra vetëm se njëra bionde dhe tjetra brune. Ato kanë ngjashmëri edhe sa i përket formave të tyre trupore.