Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pranvera në Teatrin Kombëtar

2017/03/12 at 4:15 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pranvera në Teatrin Kombëtar

“Pesë djelmoshat”, një komedi me doza të fuqishme të tragjedisë moderne, që sapo ka përfunduar ciklin e shfaqjeve në Teatrin Kombëtar, si dhe kërshëria për dramën angleze “Equus”, që do nisë të shfaqet këtë fundjavë, janë tregues të mjaftueshëm se sezoni pranveror në Teatrin Kombëtar në Tiranë do të ketë një frymë të ndryshme nga ajo që pamë vjeshtën e shkuar.


Nga Albatros Rexhaj

 

Kur ndoqa “Pesë djelmoshat”, komenti im pas shfaqjes ishte thjesht: interesante! Mbase do të kisha mundur të gjeja ndonjë formulim tjetër, por konsideroj se kërkimi i një formulimi më sipëror do ta zbehte thelbin, si të dramës së shkruar ashtu edhe të shfaqjes që pamë në skenë. Si vepër e shkruar, “Pesë djelmoshat” ka një narracion dramatik të thjeshtë dhe jo rastësisht, brenda një konteksti të tillë dramaturgjik, autorja sllovene, Simona Semenic, vetëvrasjen dhe depresionet i shndërron shtyllë të rrëfimit të saj, meqënëse në ish Jugosllavi, sllovenët, përgjithësisht të njohur si popull i qetë, janë të parët për nga numri i vetëvrasjeve. Drama e autores Semenic nuk është aspak një vepër e lehtë për t’u vënë në skenë, është një dramë e zymtë me tendencë drejt narracionit letrar, por koncepti skenik i aktorit Helidon Fino, që me këtë shfaqje debuton si regjisor, përbën një befasi të këndshme.

2

Me pak fjalë, një nga shtyllat e suksesit të Helidonit është qasja që zgjidhjet regjisoriale t’i mbajë të thjeshta, shihet qartë se Helidoni i ka parë gjërat si nga perspektiva e regjisorit ashtu edhe nga ajo e aktorit. Një zgjidhje e mirë për t’i dhënë dinamikë narracionit skenik, por që, njëkohësisht, shfaqjen e privon nga mundësia për të eksploruar thellësinë e veprës. Gjithsesi, vendosja e të gjithë vëmendjes te aktorët, fakti i pamohueshëm se i gjithë kasti synojnë të tejkalojnë veten, gjithnjë brenda një vepre shumë të vështirë, përbën një finesë regjisoriale që meriton një reflektim të veçantë.

Ndërkaq një shtyllë tjetër e konceptit regjisorial është guximi i Helidonit që ta “shqiptarizojë” veprën e Simonës, jo vetëm në shqipërimin e emrave të personazheve, por në futjen e dozave të bollshme të mentalitetit tipik shqiptar, si pjesë të problemit që ngacmon personazhet gjatë lojërave të tyre. Në fakt, loja që këta pjesë djelmosha të vegjël bëjnë nuk është gjë tjetër pos një rikrijimi pothuajse ekzakt të problemeve dhe situatave absurde me të cilat ata ballafaqohen në familjet e tyre. Dikush mund të thotë se për Shqipërinë, një pjesë e këtyre problemeve janë të huaja dhe se nuk përkojnë me ne, ndërkaq disa të tjerë mund t’i shohin si të tejkaluara, por gjithsesi emëruesi i përbashkët i tragjikes, brenda veprës dhe asaj që kemi në realitetin tonë, është fakti se, dita-ditës, familjet tona po kthehen në mina me sahat që presin të shpërthejnë, njësoj siç shpërthejnë, një nga një, të pesë djelmoshat.

3

Duke patur parasysh tendencën e deritanishme për të stërzgjatur shfaqjet, në vlerësimin tim, “Pesë djelmoshat” duhet parë si një shembull i mirë i relativizmit të faktorit kohë, edhe atëherë kur narracioni në vepër lë pak hapësirë për të ndërtuar një narracion dinamik skenik.

Në pritje të shfaqjes së radhës, drama “Equus” shkruar nga autori anglez Peter Shaffer dhe që do të vihet në skenë me regji të Dino Mustafiç, kërshëria ime, si artist dhe si publik, ndihet e ngacmuar nga ajo çfarë do të sjellë në skenë regjisori boshnjak Dino Mustafiç. Në traditën tonë të mikpritjes, si një nga shtyllat më fisnike të saj, ekziston prirja për të lartësuar mikun, prandaj rrjedhimisht, në raport me Mustafiç, ekziston një dozë ndryshe e kuriozitetit që tejkalon dimensionin artistik. Mustafiç është një regjisor me një përvojë interesante, por po ashtu duhet thënë se respektin tonë, si publik shqiptar, Mustafiç nuk do të duhej ta merrte si të mirëqenë.

“Equus”, si vepër e shkruar, është një dramë që ofron mundësi të mëdha që regjisori të kërkojë mënyra se si të fusë në funksion skenik imagjinatën e publikut dhe ta kthejë atë në një element organik të shfaqjes; një dramë që nuk jep përgjigje për pyetjet thelbësore që parashtron, por, në të njëjtën kohë, ta dëfton qartë rrugën drejt këtyre përgjigjeve. Mbi të gjitha, “Equus” përvijon dilemën ekzistenciale të mileniumit të ri: çfarë të bëjmë atëherë kur madje as gjëra si religjioni nuk mjaftojnë për ta mbajtur gjallë ndjenjën tonë të besimit. Një vepër shumë sfiduese, prandaj pritshmëritë tona janë të mëdha, gjë që, me të drejtë, do të duhej t’i fuste dridhmat regjisorit Mustafiç.

(ky reflektim është krejtësisht personal)

Etiketa: albatros rexhajteatri kombetar


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Video-gola/ Interi “shpartallon” portën e Etrit Berishës, gol çdo 10 minuta

Video-gola/ Interi “shpartallon” portën e Etrit Berishës, gol çdo 10 minuta

Gazetari për pasion/ A duhet të ndryshojmë mentalitetin e edukimit?

Bëni këto pesë gjëra nëse doni të shkëlqeni në provime

Video/ MC Kresha si asnjëherë më parë… e “kallë” me këngë popullore

Video/ MC Kresha si asnjëherë më parë... e “kallë” me këngë popullore
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com