Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Joana Duron, ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, e akuzuar për korrupsion.
Mësohet se SPAK do të japë pretencën për Joana Duron më 27 Tetor.
Së bashku me Duron, a akuzuar për këtë çështje është edhe ish-specialistja Laura Shteto, si dhe administratori i kompanisë Vladimir Topi dhe inxhinieri Silvi Shehu.
Kujtojmë se Joana Duro u arrestua më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës./Opinion.al