Kryeministri Rama ka shigjetuar presidentin Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp lidhur me situatën e pandemisë.
Kryministri mori shkasë nga prania e presidentit Meta dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në festën e ditëlindjes së aktorit Besart Kallaku në një kohë kur janë të ndaluara grumbullimet e më shumë se 10 personave.
“Shembulli me skandaloz i shkeljes së ligjit nga Presidenti dhe nga zonja e parë dhe nga e gjithë çeta e tyre kur është e qartë për të gjithë që nuk mund të ketë grumbullime më shumë se 10 persona. Nuk mund të bëhen festa e dasma dhe s’mund te ketë as ceremoni mortore. Por ata na shfaqen në një spektakël të përshtirë që vë në rrezik shendetin e të tjerëve.”, tha Rama.
Kryeministri i dha përgjigje edhe akuzave të shefit të opozitës, Lulzim Basha, se mësuesit e konfirmuar me COVID-19 e fshehin atë nga frika për mos humbjen e vendit të punës.
“Është një absurditet i madh të thuhet se nëse raportohesh me Covid humb vendin e punës ky është një absurd që mund të tingëllojë normal në teatrin absurd të Lulzim Bashës. Marrëzi e madhe nuk ka të tilla. Nëqoftëse prindërit thonë fshihen rastet ky është një absurd total. Nuk ka shance të konsideruara nga sistemi dhe sistemi të mos i konsiderojë. Janë gjëra që thuhen e përfliten pa bazë në këto kushte.”, u shpreh Rama. /Opinion.al