Teksa opozita pretendon se një efektiv policie i FNSH ka nxjerrë armën për të kërcënuar deputetin Luan Baçi, ka pasur një mosmarrëveshje me tone të lartë mes drejtuesve të Gardës dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë që u zhvendosën në parlament me lëvizjen e protestuesve përpara bashkisë.
Kjo ka ndodhur pasi policia hyri brenda territorit të Parlamentit edhe pse situata ishte nën kontroll.
Më pas një drejtues i Gardës ka dalë përpara policëve dhe iu ka kërkuar të largohen me tone të larta.
Pas disa momentesh forcat e FNSH u larguan dhe situata u qetësua.