Një i ri është prangosur pasi akuzohet për seks me një vajzë të mitur.
Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë ndalimi i shqiptarit Neritan Pula, 20 vjeç, banues në Gjirokastër, raporton syri.net.
Ky shtetas u ndalua pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren me inicialet G. C.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.