Arrestohet në Shkodër një 45vjeçar, akuzuar si personi që përgatiste minat me telekomandë, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit të policisë të koduar ‘Porosia’.
Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi Nadir Shiroku. Nadir Shiroku akuzohet për trafik të armëve dhe municioneve, prodhim dhe armëmbajtje pa leje.
Ai rezulton të ketë qenë i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për vjedhje me armë dhe armbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2013 ka qenë dënuar me 8 muaj burg për përkrahje e autorit të krimit.
Cfare iu gjet ne banese
Dylbi Snajperi, Telekomanda, Karta telefoni, Dylbi aparati fotografik, Bateri dhe bateri telefon celular, Ampermatës Usb, Disa lloje kacavidash, Disa lloje telefon celulare. Mandate arkëtimi në emër të shtetasit në fjalë. Tela si dhe disa mila (llambushka te vogla)./Panorama