Një person i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik lëndësh narkotike është vendosur në pranga gjatë ditës së sotme. Ai është arrestuar në Berat.
Bëhet fjalë për të arrestuarin Gentjan Cufe ose siç njihet ndryshe me emrin Arben Keli, 49 vjeç. Burimet nga policia thanë se, Cufe rrezikon deri në 20 vite burg.
Pas arrestimit dosja ndaj tij i ka kaluar prokurorisë./Syri