Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes e narkotikëve”.
Policia ka bërë të ditur se në pranga ka rënë 22-vjeçari me iniciale Xh.A pasi në mjetit e drejtuar prej tij i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.
Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë edhe personat me iniciale O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Opinion.al/