Pamjet e një anije luftarake ruse e cila ndërsa kalon Ngushticën e Bosforit, ka nxjerrë predhat për qitje, ka tërbuar Ankaranë zyrtare. Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu e ka cilësuar si provokim nga pala ruse. Ai tha se vendi i tij do të përgjigjet në rast të shkëndijës më të vogël. Televizonet vendase kanë transmetuar pamje të anijes ku shihej edhe një ushtar me kundërtank në krah. Sipas mediave turke anija “Caesar Kurnikov” ajo ka kaluar dje në Bosfor dhe ka kaluar vetëm për të provokuar turqit.