Një gjykatë në Arabinë Saudite e ka dënuar një person me 10 vjet burg dhe 2 mijë rrahje me kamxhik, për shprehjen e ateizmit të tij në qindra postime në rrjetin Tëitter.
E përditshmja Al-Watan, në faqen e saj në Internet, ka raportuar sot se policia religjioze, që i monitoron rrjetet sociale, ka gjetur se në më se 600 postime në Tëitter thuhej se Zoti nuk ekziston dhe bëhej përqeshje me mësimet e Kuranit, transmeton REL.
Në raport theksohet se personi 28 vjeçar ka pranuar se është ateist dhe ka refuzuar të pendohet, duke thënë se ato që i ka shkruar reflektojnë besimin e tij dhe se ai ka të drejtë t’i paraqesë ndjenjat e veta.
Në raport nuk jepet emri i personit të dënuar.
Gjykata, po ashtu, e ka dënuar atë me 20 mijë rijalë (5,300 dollarë amerikanë).